ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk) 3 minutes ago
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur 35 minutes ago
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës 38 minutes ago
U plagos pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërron jetë anëtarja e Gardës Kombëtare Amerikane 41 minutes ago
Turi i Papës së parë amerikan në Lindjen e Mesme në objektivin e lenteve të fotografëve (fotot) 43 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

87-vjetori i Radio Tiranës, historia e valëve që formësuan median shqiptare. Shanto dhe Ruvina rrëfejnë magjinë e mikrofonit

albnews by albnews
28 November, 2025
in Albania
0
87-vjetori i Radio Tiranës, historia e valëve që formësuan median shqiptare. Shanto dhe Ruvina rrëfejnë magjinë e mikrofonit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

28 Nëntori, përveçse Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, shënon edhe një tjetër datë historike, ditëlindjen e Radio Tiranës, e cila sot feston 87-vjetorin e saj.

Më 28 nëntor 1938, valët e para të radios shqiptare u dëgjuan në mbarë vendin, duke hapur rrugën e informimit publik, kulturës, edukimit dhe profesionit të gazetarisë në Shqipëri.

RelatedPosts

Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

Kosovë, 28 Nëntori do të jetë ditë pushimi për administratën publike

Lazio “tradhton” Hysajn, mbrojtësi shqiptar jashtë listës për ndeshjet e Serie A

Gjatë më shumë se tetë dekadave, Radio Tirana është shndërruar në një prej institucioneve më të rëndësishme mediatike të vendit, duke nxjerrë breza të tërë gazetarësh, folësish e teknikësh, që u bënë modele për publikun dhe për profesionistët e rinj.

Radio Tirana, 87 vite pas transmetimit të parë, vazhdon të mbetet një prej simboleve më të qëndrueshme të identitetit mediatik shqiptar, një vatër e traditës, profesionalizmit dhe zërit publik.

Dy prej emblemave të këtij institucioni, Liljana Shanto dhe gazetari i sportit, Pirro Ruvina, rrëfyen kujtimet dhe përvojat e tyre, duke sjellë emocione nga historia e radios.

Liljana Shanto: Pasioni e bën Radion të bukur

Liljana Shanto u shpreh se Radio Tirana ishte vendi ku ajo e gjeti veten dhe u formua profesionalisht.

“Jam e lumtur që mu dha rasti të punoj në Radio Tiranën. Kam bërë punën që doja. Radio është pasojë e shumë njerëzve që kanë dhënë kontributin e tyre. Kur erdha në Radio nuk dija asgjë. Më treguan çfarë duhej të bëja. Habitesha sepse ishte aq e bukur, e zhurmshme dhe plot të rinj. Pasioni e bën Radion të bukur.”

Ajo ka rrëfyer dhe një prej momenteve më të bukura, por gjithashtu edhe më të vështirat në karrierën e saj.

“Pasioni e bën Radion të bukur.  Moment i bukur dhe i vështirë do e përmbledh vetëm në diçka: Ka qenë dhjetor që ishte muaji i mbjelljeve. Kisha shkuar në një kopësht për një mbjellje me kubikë dhe e bëra emision, u pëlqye shumë. Emisionet e kopshti na dëgjoheshin dhe në Komitetin Qendror, Erdhi një i dleeguar dhe na mblodhi në Radio dhe përmendi emisionin tim. Kur më tha emrin, ngriva se mendova se do më hiqnin, por ai erdhi për të më lavdëruar”, deklaroi Shanto.

Pirro Ruvina: Në Radio Tirana mbetesh i përjetshëm

Gazetari i njohur i sportit, Pirro Ruvina, kujtoi fillimet e tij dhe ADN-në e këtij institucioni. Ai theksoi se qytetarët linin dasmat vetëm për të dëgjuar emisionin e sportit.

“Unë erdha rastësisht në Radio. Në atë kohë hyhej me konkurs. M’u tha se kisha fituar një vend tek lajmet. Lajmet ishin gjëja më nevrike. Ishin ccdo orë lajmet. Aty gjeta një kolektiv të jashtëzakonshëm. Nëse cdo njeri ka një familje të vogël, ne kishim familjen e madhe të Radio Tiranës. Kam gjetur njerëz të jashtëzakonshëm”, rrëfeu ai.

Ai përmendi edhe figurën ikonike të gazetarisë sportive, Ismet Bellova, i cili për 75 vjet nuk e ndërroi Radio Tiranën, dhe për të cilin tha se hyn në rekorde si një nga karrierat më të gjata në median shqiptare.

“Në Radio Tirana ka një veçori: mbetesh i përjetshëm. Për Sportin , ishte nje emblemë, është për librin Guinnes për 75 vjet nuk e ndërroi Radio Tiranës, z.Ismet Bellova. Atëherë njerëzit linin dasmat për të dëgjuar emisionin e sportit.”, tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

28 November, 2025
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

28 November, 2025
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

28 November, 2025
U plagos pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërron jetë anëtarja e Gardës Kombëtare Amerikane

U plagos pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërron jetë anëtarja e Gardës Kombëtare Amerikane

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result