Mjeku në takimin me Metën: A e dimë sa oksigjen do na duhet në të ardhmen?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim online me mjekë lidhur me situatën e pandemisë në vend.

Mjeku Arjan Harxhi në fjalën e tij tha se duhet bërë një vlerësim nevojash për antibiotikët dhe kortizonët për të parashikuar sesi do të jenë këto nevoja në të ardhmen.

Duhet vlerësimi i nevojave, është shumë i rëndësishëm. Dëgjojmë fjalë që thonë distributorë që po na mbarojnë antibiotikët nëpër depo apo kortizonët. A jemi në gjendje ne që të bëjmë një vlerësim të stokut, të këtyre mjeteve apo mallrave, për të parashikuar se kush do jetë e ardhmja. A dihen, a janë këto të dhëna. Një vlerësim nevojash, mora vetëm një shembull. Një shembull tjetër mund të jetë vlerësimi i nevoja në rang kombëtar për oksigjen. A e dimë sa oksigjen do na duhet në të ardhmen? Jo vetëm në shërbimin terciar, jo vetëm n spitalet Covid, por dhe në shërbimin ambulator, të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që po trajtohen pacientë në shtëpi dhe me oksigjeno-terapi”, tha Harxhi.

Ai tha se kryefjala është koordinimi, i cili nuk ka nevojë për shumë lekë dhe në këtë momente duhet të ishin gjendje këto mekanizma koordinimi

Share This Article