ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
Home Albania

89 hijet e lumturisë

albnews by albnews
22 March, 2025
in Albania, Opinion
0
10 gjërat që duhen ndaluar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Lutfi DERVISHI

Raporti i Lumturisë e gjeti këtë vit Shqipërine në vendin e 89-të, një pozicion strategjik mes varfërisë romantike dhe ëndrrës për pasaportë europiane.

RelatedPosts

Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri/ Këta janë deputetët e rinj të Kuvendit

Si zakonisht, edhe këtë vit Shqipëria e ka ruajtur ekuilibrin emocional, duke mos rënë më poshtë se vendi i parafundit në Europë. Kemi lënë pas Turqinë, një nga 15 aleatët tanë strategjik.

Por nuk ka vend për panik. Gjërat nuk janë aq keq sa duken. Janë më keq se duken, por në një mënyrë origjinale.

Ata që hartojnë pyetësorët dhe bëjnë vlerësimet nuk e dinë që lumturia këtu është… një sport ekstrem.

Në vendet nordike, njerëzit lumturohen kur aplikacionet funksionojnë.

Këtu, lumturohemi kur qeveria i mbyll aplikacionet.

Për të mos harruar sektorët ku shkëlqejmë si askush tjetër mbi dhé

Për shembull: shëndetësia falas: Futesh në spital me grip dhe del si zotëri jo vetëm me kredi në bankë, por dhe me një mik për kokë që e ke për gjithë jetën, – farmacistin.

Thuaj çfarë të duash, por monotoni nuk i thua dot..

Jeta këtu ofron befasi që në vendet nordike, të parët në renditje, nuk i konceptojnë dot.

Merr shembullin e parkimit. Parkimi, këtu nuk është nevojë, është festival emocional. Kur gjen një vend parkimi, trupi çliron endorfinë më shumë se pas një maratone.

Po kur sheh një fushë me bar? Bar, nga ai i rendomti që hanë lopët! Lumturia në këtë çast kaplon tre breza: fëmijët që nuk kane parë ndonjëherë bar, prindërit që nuk kanë pritur ta shohin, dhe gjyshërit nostalgjik për kohën që ishin gati të hanin bar.

Gjyshërit këtu shqetësohen vetëm për një: mos ndoshta ndonjë ditë dikush çmendet dhe u rrit pensionin.

Edhe blerësit ndodh që shqetësohen, por vetëm nëse çmimet ulen. Këtu nis paniku. “Po na e fusin?”. Por ky moment trishtimi është po aq i rrallë sa bora në Sarandë. Ketu, njerëzit janë të lumtur dyfish, kur i zhvasin me transparencë.

Dhe si mund të mos përmendim kontribuuese kryesore të lumturisë, qeverinë?

Në çdo vend tjetër, skandinav ose jo, i botës së parë ose botës së tretë, qeveria përpiqet të shmangë skandalet që të ruajë popullaritetin.

Ketu ndodh e kundërta:

Kur nuk ka skandale, qeverise i bie popullariteti.

Ndërkohë, Kosova, motra jonë më e re që ka bërë luftë, por ka kaluar me më pak trauma tranzicionin, u rendit e 29-ta në botë për lumturi dhe e para në rajon

Pse? Pyetje e gabuar.

Si? Prapë gabim

Ne e dimë që problemi është te raporti, jo te realiteti.

Gabim janë indikatorët!

Ata masin të ardhurat, mbështetjen sociale, shëndetin, arsimin, lirinë, korrupsionin…

Për të qenë i lumtur duhet të jesh pak kreativ. Psh mbrëmë një tifoz vuri bast që kombëtarja jonë do të humbte përballë Anglisë. Nëse do të fitonte, tifozi do të lumturohej. Shqipëria humbi, por kuqeziu prap u lumturua me leket që fitoi nga basti.

Shkurt. Ne për lumturinë kemi një koncept dhe kut tjetër.

Ata ende nuk e kanë kuptuar se, ne jemi të lumtur që jemi të pakënaqur.

Kjo është lumturia jonë kombëtare: një melankoli e stabilizuar, një vetëngushëllim kolektiv, një festë që mbahet me shpenzimet e BE-se

Jo për të fyer nordiket, por siç thotë Balzaku vetëm të paditurit janë të lumtur, ndersa ne i japim mend gjithë botës.

Lumturia jonë, është një luks ballkanik që asnjë vend nordik nuk mund ta përballojë. Dhe nuk ka se si. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

28 August, 2025
Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

28 August, 2025
“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

28 August, 2025
Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

28 August, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result