Italia ka regjistruar 51 mijë e 959 raste me COVID dhe 191 viktima në 24 orët e fundit. Në një intervistë për Rai, ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha: “Ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm në menaxhimin e pandemisë”.
Ai theksoi se falë shkallës së lartë të vaksinimeve, rastet në Itali kanë shënuar rënie.
“Ne duhet të mbajmë gjithmonë maskambrojtëse në ambjentet e jashtme dhe të brendshme”, shtoi ministri italian.
Sipas ministrit, “9% e popullsisë së vendit ende nuk është vaksinuar dhe kjo përqindje e të pavaksinuarve ka rritur numrin e të shtuarve në spitale.
Italia ka regjistruar 12,105,675 raste me COVID dhe 151,015 viktima që nga fillimi i pandemisë.