9 kinezë rrahin brutalisht një grua, të pranishmit nuk e ndihmuan, policia i arreston të gjithë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëntë persona janë arrestuar në Kinë, pasi në internet është publikuar një video që ka marrë miliona shikime, ku shihet sulmi brutal i një grupi të burrave mbi një grua në restorant në qytetin Tangshan.

Opinioni është shokuar me dhunën që në Kinë mbetet akoma një problem shumë i madh.

Videoja ka shkaktuar zemërim në veçanti për shkak të sjelljeve të burrave mbi gratë, ku përpos njërës që e pësoi më së shumti, ishin edhe tri tjera që u goditën me gjithçka – nga grushtet, shqelmat e deri te shishet e birrave.

Në video mund të shihet një burrë duke iu afruar një tavoline ku ishin disa femra, ku njërën prej tyre e prek e tri tjera shikonin të shokuara.

Pas që ajo e shtynë burri fillon ta godasë, më pas e nxjerrin jashtë një grup i burrave që vazhdimisht e godisnin – në fakt bënin “gara” se cili do ta godet më shumë.

Aty tentuan mikeshat t’i dalin në ndihmë viktimës, por edhe ato e pësuan. E ajo çfarë shokoi më shumë opinionin është fakti se pavarësisht numrit të madh të burrave që ishin në lokal, ata thjesht nuk ndërmorën asgjë për t’i shpëtuar vajzat, luajtën rolin e spektatorëve.

Videoja shpejt u bë virale në sërish në Kinë hapi temën për dhunën mbi femrat. E pas intervenimit të policisë janë arrestuar nëntë burra. Ndërkaq gratë në veçanti njëra prej tyre është dërguar me urgjencë në spital, nga ku është bërë e ditur se ajo ka pësuar lëndime në pothuajse çdo gjymtyrë të trupit.  

Share This Article