9 viktima dhe 341 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë raporton se 9 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 2256 që nga nisja e pandemisë.

Në buletin ditor mësohet gjithashtu se nga 3007 testime të kryera, 341 prej tyre kanë rezultuar pozitive me coronavirus.

Ajo që bie në sy është rënia e dukshme e personave të shtruar në spitalet që kanë nevojë për trajtim më të specializuar. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë. 

Share This Article