90 mijë turistë britanikë për 7 muaj në Shqipëri, sipas Ramës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes një postimi në median sociale Facebook, Edi Rama ka bërë me dije se nga 36 mijë turistë britanikë deri në korrikun e vitit të kaluar, kjo shifër ka arritur në 90 mijë këta shtatë muaj.

Kjo sipas tij, falë edhe shtimit të konsiderueshëm edhe të udhëtimeve me linja direkte.

Kreu i qeverisë në postimin e tij ka cituar artikullin e “The Times” për Shqipërinë.

“E mirënjohura britanike ‘The Times’ ia dedikon Shqipërisë këtë artikull, me përshkrimin e plazheve, ushqimit dhe qyteteve në UNESCO, që promovohen çdo ditë në rrjetet sociale duke përhapur fjalën e mirë që përkthehet në më shumë turistë, të ardhura, ekonomi”.

Një ditë më parë kryeministri publikoi shifrat e vizitorëve nga Spanja.

Sipas tij, 18 mijë e 820 spanjollë vizituan Shqipërinë nga 1 janari deri në fund të korrikut të këtij viti.

 “18 mijë e 820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, përkundër 4 mijë e 228 vizitorëve të së njëjtës periudhë vitin që shkoi. Edhe mediat e një gjigandi të turizmit si Spanja i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit, në faqet e revistës spanjolle “The Mediterranean Lifestyle”, shkruante Rama në Facebook.

Share This Article