90 për qind e popullsisë së shteteve të varfra mund të mbesë pa u vaksinuar kundër Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëntë në dhjetë njerëz në 70 shtete me të ardhura të ulëta kanë pak gjasa që të vaksinohen me vaksinën kundër koronavirusit vitin e ardhshëm, sepse shumica e dozave tashmë janë blerë nga vendet e pasura, kanë thënë aktivistët.

Në kohën kur në Britani të Madhe ka filluar vaksinimi masiv i popullsisë, Aleanca Popullore e Vaksinave po paralajmëron se marrëveshjet e bëra nga qeveritë e shteteve të pasura do t’i lënë të varfrit në mëshirën e virusit.

Shtetet e pasura me 14 për qind të popullsisë botërore i kanë siguruar 53 për qind të vaksinave më premtuese, shkruan The Guardian.

Kanadaja ka blerë më së shumti vaksina për numër të popullsisë sesa secili shtet tjetër. Dozat e blera nga ky shtet mjaftojnë për vaksinimin e secilit banor nga pesë herë. Kështu thanë disa organizata ndërkombëtare, përfshirë Amnesty International, Frontline AIDS dhe Oxfam.

“Askush nuk duhet të bllokohet nga marrja e një vaksine jetëshpëtuese për shkak të shtetit ku jeton dikush ose për shkak të parave që ka në xhep”, tha Anna Marriott, menaxhere e politikave shëndetësore në organizatën “Oxfam”.

Share This Article