Kanë qenë 92 persona që janë arrestuar në ndeshjet vendëse të Anglisë gjatë edicionit 2020/21, 90 prej të cilëve në “Euro 2020”, ka thënë qeveria britanike.
Anglia i luajti gjashtë nga shtatë ndeshje në total në stadiumin “Wembley” gjatë rrugës për në finale, ku u mposht në penallti nga Italia.
Skuadra e drejtuar nga Gareth Southgate po ashtu luajti kundër Skocisë në fazën e grupeve.
Shifrat për Anglinë dhe Uellsin kanë treguar se 39 persona janë arrestuar në duelin kundër Italisë, 28 në ndeshjen me Skocinë dhe 18 në gjysmëfinale kundër Danimarkës.
Gjashtë të tjerë që kishin lidhje me futboll janë arrestuar gjatë takimit gjysmëfinal ndërmjet Italisë dhe Spanjës, që u zhvillua në “Wembley” po ashtu.
Tifozët janë përleshur me anëtarë të sigurimit dhe policinë në mënyrë që të hynën në “Wembley” për ngjarjen e 11 korrikut.