91 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne në Sierra Leone

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 91 persona vdiqën të premten, pasi një cisternë me karburante shpërtheu në kryeqytetin e Sierra Leones, sipas autoriteteve të këtij vendi.

Mohamed Lamrane Bah, drejtor i komunikimeve në Agjencinë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive, i tha televizionit CNN se disa njerëz janë në gjendje kritike pas shpërthimit.

Bah shtoi se autoritetet i kanë dërguar të lënduarit në spitale, i kanë marrë trupat e pajetë dhe përpjekjet për shpëtim kanë përfunduar.

Kryetarja e qyteit, Yvonne Aki-Sawyerr, tha përmes një deklarate se është e pikëlluar nga shpërthimi, pasi një cisternë u përplas me një kamion tjetër.

“Këto pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale janë pikëlluese”, shkroi kryetarja.

Share This Article