92 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 92 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, nga testimi i 3,788 personave të dyshuar për koronavirus.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë, Ministria ka njoftuar se janë shëruar 16 persona duke e quar numrin e të shëruarve në 105,657 në total që nga fillimi i pandemisë.

Numri i rasteve aktive ndërkohë, ka shkuar në 442 në tërë Kosovën.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë 15,221 vaksina. Ndërkaq, që nga fillimi i vaksinimit në fund të muajit mars, numri i vaksinave të administruara është 428,818 prej të cilave 282,089 janë dhënë si dozë e parë ndërkaq, 146,215 janë dhënë si dozë e dytë.

Share This Article