• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 11, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
94 vite nga vrasja e Bajram Currit

94 vite nga vrasja e Bajram Currit

by albnews
29 March, 2019
in Albania
0
4
VIEWS

Sot bëhen 94 vite nga vrasja e heroit të popullit, Bajram Curri, nga ushtarët e Ahmet Zogut.

Bajram Curri ishte udhëheqës popullor, ushtarak, senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920.

Më 29 mars 1925, në një shpellë në Grykën e Dragobisë u vra Bajram Curri, një ndër veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Megjithëse kanë kaluar 94 vite, akoma edhe sot e kësaj dite ka diskutime dhe kundërshti për rrethanat në të cilat mori fund jeta e tij.

Ndërkohë, shkaqet që e çuan Bajram Currin në këtë përfundim tragjik janë të evidentuara në dokumentet arkivore të shtetit shqiptar, një pjesë e të cilave, për arsye të ndryshme, akoma nuk janë bërë publike. U kalit me idetë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që e përjetoi mjaft të afërt si periudhë, me vrasjen e babit, Shaqir Agës.

Titullin deri tek Bajrami, familja e pati Agë. Prej qëndresës së të atit ndaj trupave turke më 1860 në malësitë e Krasniqes, Mahmud Pasha shtrëngohet të tërhiqet në Gjakovë, ku rreshtoi disa anëtarë të familjes së tij dhe parinë e vendit për t’i burgosë në Krushën e Madhe, fshat në komunën e Rahovecit. Këtu më 1862 lindi Bajram Curri.

Pas gjashtë muajsh Sulltan Abdyl Hazizi vendos t’i lirojë kosovarët. Duke qenë se Bajramit me kohën iu dëgjua zëri në krahinën e tij, si për kundërshtitë ndaj bejlerëve të Kryeziut, një komandant xhandarmërie e zgjodhi kapiten në Prizren, më vonë major në Prishtinë, e së mbrami kolonel (allajbeg) në Shkup, ku kishte në dorë xhandarmërinë e gjithë Vilajetit të Kosovës. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900.

Udhëheqës i lëvizjes antiimperialiste në Kosovë dhe një nga prijësit kryesor të Mbledhjes së Ferizajt, të korrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e kushtetutës.           

Ndihmoi në themelimin e klubeve e të shkollave shqipe në Kosovë, mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. Nënkryetar i klubit “Bashkimi” të Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjen e armatosur të Malësisë së Mbishkodrës të vitit 1911, u bëri një qëndresë të fortë ushtrive osmane në Qafën e Morinës.

Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes së Junikut, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të armatosur, u shqua si një nga komandantët e talentuar popullorë që theu ushtritë osmane në Qafën e Prushit në korrikun e 1912, dhe në fushën e Kosovës. Së bashku me Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, Idriz Seferin dhe Riza bej Gjakova në krye të forcave kryengritëse hyri në Shkup.

Mbresëlënëse në futjen në dorë të Shkupit është besa e përgjithshme që u vendos për të mos cenuar rendin e rehatinë e qytetarëve. Pas 1912 punoi në Kosovë për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës të 1913 që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 qe një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbo-malazeze. Në vitin 1914 mori pjesë në luftën kundër veprimeve antikombëtare e separatiste të Revoltës së Shqipërisë së Mesme në Durrës.

Me të hyrë ushtritë austriake në Gjakovë më 1916, shkon në terren ku interesohet për rendin dhe qetësinë, dhe për zhvillimin arsimor. Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe u bë një nga udhëheqësit e tij kryesore. I ngarkuar nga ky Komitet, i dërgoi një protestë Konferencës së Paqes në Paris (1919) në të cilën kërkonte që të njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe që popullsisë shqiptare në Kosovë t’i jepej e drejta të shprehte lirisht aspiratat kombëtare. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol të qeverisë dhe komandant të përgjithshëm te forcave të armatosura.

Ai udhëhoqi veprimet ushtarake për shtypjen e lëvizjes sadiste. Ishte kundër forcimit të pozitave të Ahmet Zogut në shtetin shqiptar, iu kundërvu atij qysh në fillim. Në ndihmë të qeverisë së Tiranës bashkëpunon për paqësimin e situatës në Revoltën e Mirditës. Në dhjetor 1921 u caktua Komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura në qeverinë disa ditore të Hasan Prishtinës.

Pas marrjes së pushtetit nga Ahmet Zogu u vendos në Krasniqe nga ku vazhdoi luftën në gjirin e malësorëve të Veriut ndaj masave të ç’popullimit që kishin ndërmarrë serbo-malazezët. Mori pjesë në Lëvizjen e Marsit të vitit 1922 kundër Ahmet Zogut, bashkë me Elez Isuf Ndreun dhe M. Krujën me emrin “Lidhja e Shenjtë”.

Krijoi një zonë të lirë në Malësinë e Gjakovës (Tropojë) nga ku kërcënonte qeverinë e Tiranës dhe bashkëpunoi me çetën e Azem Galicës që luftonte në Kosovë për çlirim kombëtar. Ishte ndër udhëheqësit kryesorë të forcave demokratike revolucionare që shpartalluan repartet zogiste dhe i hap rrugën fitores së Lëvizjes së Qershorit 1924.

Në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në Gjenevë për të paraqitur para Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur egërsisht nga serbomëdhenjtë. E vazhdoi luftën kundër reaksionit të brendshëm dhe shovinistëve serbë edhe pas shtypjes së Lëvizjes së Qershorit. Sidoqoftë u mbetet historianëve të eksplorojnë më shumë në gjenezën e Bajram Currit, “Heroit të Vegjëlisë” siç e ka cilësuar populli. 

Previous Post

Rita Ora me aksion humanitar në Kosovë

Next Post

10-vjet në NATO, Shqipëria mirëpret aleatët në Tiranë

albnews

albnews

Related Posts

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet polici Esat Gjura, babai i kandidatit të PS
Albania

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet polici Esat Gjura, babai i kandidatit të PS

11 May, 2025
Shqipëria voton sot, 3.7 milionë shqiptarë do të zgjedhin qeverinë e re
Albania

Shqipëria voton sot, 3.7 milionë shqiptarë do të zgjedhin qeverinë e re

11 May, 2025
EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier
Albania

EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier

10 May, 2025
Next Post
10-vjet në NATO, Shqipëria mirëpret aleatët në Tiranë

10-vjet në NATO, Shqipëria mirëpret aleatët në Tiranë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Qëlloi me armë zjarri, arrestohet polici Esat Gjura, babai i kandidatit të PS

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet polici Esat Gjura, babai i kandidatit të PS

11 May, 2025
The Economist: A do të bëhen punëtorët të tepërt ndërsa teknologjia zhvillohet?

The Economist: A do të bëhen punëtorët të tepërt ndërsa teknologjia zhvillohet?

11 May, 2025
Si do të udhëheqë Papa i ri? Ditët e tij të para në detyrë mund të japin të dhëna të rëndësishme

Si do të udhëheqë Papa i ri? Ditët e tij të para në detyrë mund të japin të dhëna të rëndësishme

11 May, 2025
Shqipëria voton sot, 3.7 milionë shqiptarë do të zgjedhin qeverinë e re

Shqipëria voton sot, 3.7 milionë shqiptarë do të zgjedhin qeverinë e re

11 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4671 shares
    Share 1868 Tweet 1168
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2381 shares
    Share 952 Tweet 595
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM