99-vjeçarja realizon ëndrrën e saj, burgoset për disa minuta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjithë kemi një listë dëshirash, të cilat i kemi ideuar ose shkruar për t’i përmbushur.

Dikush dëshiron që të bëjë një udhëtim në një vend ekzotik, apo një tjetër të bëhet person me influencë.

Ndërkohë, dëshira e një 99-vjeçareje nga Holanda i ka habitur të gjithë. E moshuara Annie gjithmonë e ka patur ëndërr që një herë në jetën e saj të vendosej në qelinë e një burgu, ëndërr që do ta arrinte në një moshë rekord plot 99 vjeçe.

Policia holandeze ia plotësoi këtë dëshirë Annie-t duke e arrestuar dhe për disa çaste e mbajti brenda një qelie. Në fotot e shkrepura, 99-vjeçarja duket shumë e lumtur, nisur edhe nga fakti që ky gjest ishte simbolik.

Forcat policore i treguan gruas brendësinë e qelisë e më pas e lanë të shkonte…/TCH/

Share This Article