ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 2 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 3 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 4 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 4 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Stadiumi Kombëtar i Kosovës do të ketë kapacitet për 30 mijë tifozë

albnews by albnews
14 June, 2019
in Kosova
0
Stadiumi Kombëtar i Kosovës do të ketë kapacitet për 30 mijë tifozë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me 30 mijë ulëse, në mes të Kosovës saktësisht afër aeroportit ‘Adem Jashari’, me fusha ndihmëse, konvikt për lojtarët, i rrethuar me hotele, dyqane, pishina e gjëra e të tjera rekreative, është projektuar stadiumi Kombëtar i Kosovës, i cili po konsiderohet si projekti më i madh i infrastrukturës sportive në historinë e Kosovës.

Sot në Prishtinë është bërë prezantimi zyrtar i Stadiumit Kombëtar të Kosovës. Ky projekt është cilësuar si projekti më i madh i infrastrukturës sportive në historinë e Kosovës.

RelatedPosts

Vizitë lamtumire e Gjeneral Barduanit, Osmani i jep Medaljen Presidenciale

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Për nisjen e ndërtimit të këtij stadiumi futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, kanë shprehur falënderimin dhe gëzimin e tyre përmes një dokumentari të shkurtër. Ata thanë se do t’ua kthejnë këtë të mirë me fitore.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se ky është projekt më kapital sa i përket investimit në historinë e Kosovës. Ai bëri të ditur se për disa muaj do të fillojë edhe realizimi i këtij projekti.

“Është natyrisht një ditë e veçantë për neve prezantimi i stadiumit Kombëtar. Një projekt kapital, një projekt i cili është më i madhi sa i përket investimit në historinë e vendit tonë… ka qenë një periudhë jo e lehtë, dmth hartimi i projektit, konsultat e shumta dhe në fund kemi arrit ta kemi një projekt i cili i plotëson edhe kushtet por një të njëjtën kohë edhe nevojat për sportistët por edhe për futbollit tonë..10’ jam shumë i binudr që për një periudhë të shkurtër për disa muaj do ta fillojmë jetësimin e këtij projekti”, tha ministri Gashi.

Gashi tha se që ajo që e karakterizon këtë projekt, është se qyteti më i largët në Kosovë nga stadiumi do të jetë më pak se një orë.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës Milot Rashica, është shprehur tejet i gëzuar se Kosova do të bëhet me stadium nacional. Tha se bashkë me lojtarët e tjerë do të flasin në fushë për të na bërë krenarë.

“Unë s’po kam qef me fol shumë, Unë bashkë me bashkëlojtarët e mi e thanë edhe ata më herrët do të mundohemi të flasim në fushën e futbollit, kemi me dhënë maksimumin siç kemi vazhduar deri tash, shpresoj të vazhdojmë të iu bëjmë krenarë. Normal, fillimi i projektit të stadiumit është diçka e madhe edhe për neve si lojtar por po shihet edhe interesimi i madh i njerëzve me shikuar jo veç kur luajmë në Prishtinë, por edhe në vende të tjera dhe besoj këta njerëz që e duan shumë sportin me e pasë një stadium dhe të na përkrahin siç na kanë përkrahur deri tash”, tha Rashica.

Arkitekti i projektit Murat Tabllandiogllu. ka dhënë detajet se si do të duket stadiumi i ri. Tha se stadiumi i cili është projektuar sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-së, do të ketë një kapacitet për 30 mijë persona.

“Është në mes të qytetit, shumë afër aeroportit. Për një stadium është shumë i rëndësishëm drejtimi, dielli dhe hija… jemi duke i punuar standardet më të mira të FIFA-s dhe UEFA-s për 30 mijë persona. Të gjithë duam një pamje shumë të mirë, dhe i rëndësishëm është edhe zërimi. Kështu që nëse jemi të gjithë bashkë 30 mijë njerëz, lojtarët duan të kenë mundësinë të na dëgjojnë. Por nuk duam që ta bëjmë thjeshtë një stadium. Ditëve të sotme na nevojitet stadium edhe për trajnime për sporte të llojeve të ndryshme, parking për vetura… në këtë projekt duhet të ketë edhe hapësira për blerje, restorante, vende për argëtim, dhe hotele sportesh ose hotele biznese, hapësira të bukura të gjelbra, për t’iu bashkëngjitur kompleksit”, tha ai.

Ai tha se do të jetë i ngjashëm me stadiumin e Bayern Munich, i cili poashtu është afër aeroportit. Sipas tij, hapësirat e gjelbra përreth do të përbëhen nga dyqane, restorante, pishina e të tjera.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result