Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 12 mijë e 956 raste të reja me koronavirus.
Gjatë kësaj kohe ka regjistuar edhe 336 viktima janë.
Kjo mësohet nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë shtet, ku në 310 mijë e 994 testime të kryera, norma e pozitivitetit u rrit në 4.1 për qind nga 3.9 për qind që ishte një ditë më parë.
Numri i pacientëve të pranuar në kujdes intensiv më Itali është 2 mijë e 128, 12 më pak se dje, megjithë 155 hyrje të reja.
Viktima totale të koronavirusit deri më tani në Itali janë 92 mijë e 338.
Valle d’Aosta është i vetmi rajon që nuk ka regjistruar viktima.