Humbja në ndeshjen e Supërkupës ndaj Juventusit, forma jo e mirë në kampionat dhe së fundmi eliminimi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë nga Atalanta, janë rezultatet negative të Napolit në krye me trajnerin Gennaro Gattuso.
Sipas mediave në Itali, ndeshja ndaj Juventusit në kampionat të shtunën nga ora 18:00, mund të jetë e fundit për Gattuson në krye të Napolit.
Por, trajneri italian ka thënë se duhet të pyesni klubin e jo atë për të ardhmen.
“Nuk e di, për këtë duhet të pyesni klubin. Unë besoj dhe do të punojë deri në fund. Nuk do të jem i pari, e as i fundit, por detyra ime është të përpiqem deri në fund”, tha Gattuso pas eliminimit nga Atalanta në Kupë.
Pas 21 xhirove në Serie A, Napoli renditet në pozitën e gjashtë me 37 pikë, 12-të më pak se Milani që është lider, por napolitanët kanë një ndeshje më pak të luajtur.