Modriqi pranon ulje të pagës për të mbetur në Madrid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesfushori Luka Modriq ka pranuar uljen e pagës për të mbetur pjesë e Real Madridit edhe për edicionin e ardhshëm, ka njoftuar të enjten “Mundo Deportivo”. Mësohet se palët ka kohë që janë në negociata për rinovimin e kontratës së Modriqit, që skadon në fund të këtij edicioni.

Në fakt, ishte Modriq i pari që i ka propozuar klubit uljen e pagës duke dëshmuar se është i gatshëm të mbetet në Real të paktën edhe për një sezon. 35-vjeçari, aktualisht merr pagë vjetore mbi 20 milionë euro te Real Madridi, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2012. Këtë sezon, mesfushori kroat ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat.

Share This Article