KQZ ka pranuar 15 mijë e 966 pako me fletëvotime nga diaspora

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se KQZ është duke vazhduar të pranojë pako me fletvotime nga jashtë vendit.

Ai ka thënë se deri tani kanë pranuar 15 mijë e 966 pako.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës. Deri më tani (e enjte, ora 16:00) numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 15 mijë e 966”, ka thënë ai.

Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subkjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.

Share This Article