Meta i reagon Nanos: Sa herë kollitej Doktori, Fatos Nano largohej nga Tirana

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u shpreh në emisionin “Opinion” se te ai sheh pjesën më të madhe të 7 mëkateve të Biblës.

Në një intervistë për Syri Tv, Meta është shprehur se Fatos Nano ka qenë dhe mbetet një karakter ordiner, ndërsa shton se sa herë fliste Sali Berisha kundër tij, ai largohej nga Tirana.

Presidenti u shpreh me ironi se i është mirënjohës që nuk e ka aksidentuar kur e ka pasur shofer.

“Fatos Nano, sa herë kollitej Doktori, largohej nga Tirana.  Unë kurrë nuk kam dhënë shembullin e zyrtarit të lartë, i cili braktis institucionet kur ato sulmohen me armë dhe as nuk kam shkuar në kazino dhe buzuqe kur ndodhnin fatkeqësi kombëtare. Si karakter ai mbetet një ordiner por se çfarë e shtyu t’i bënte qokën e radhës  kryeministrit këtë unë nuk mund ta di. I jam mirënjohës që kur e kam patur shofer, nuk më ka aksidentuar”, tha Meta.

Share This Article