Ambasadorja Kim: Kryeministri më kujtoi se ai e ka përjashtuar personalisht Tom Doshin nga PS

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim reagoi sot sërish lidhur me kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një reagim në rrjetet sociale duke rikujtuar vendimin për moslejimin e hyrjes në SHBA të deputetit Tom Doshi, Kim theksoi se: “Më lejoni t’u jap fund spekulimeve: Kryeministri Edi Rama dhe unë kemi mirëkuptim të qartë se çfarë do të thotë ky vendim”.

“Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e ka përjashtuar personalisht këtë person nga PS. Ai theksoi se ky person s’mund të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon”, u shpreh ambasadorja Kim.

Kim ka publikuar edhe deklaratën e Departamentit të Shtetit në vitin 2018, ku theksohej se deputetit Tom Doshi i refuzohet hyrja për në SHBA.

Share This Article