ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës 37 minutes ago
Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë 39 minutes ago
1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve 56 minutes ago
I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt 1 hour ago
Jeta e luksit e futbollistit britanik si i “papunĂ«”, ja shifra e frikshme qĂ« fiton pĂ«r tĂ« mos bĂ«rĂ« asgjĂ« 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Deficiti buxhetor arrin rekordin

albnews by albnews
12 February, 2021
in Albania, Technologji
0
Deficiti buxhetor arrin rekordin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deficiti buxhetor, apo diferenca mes shpenzimeve dhe të ardhurave, për mbulimin e së cilës qeveria ka qenë e detyruar të marrë borxh, arriti në një nivel historik rekord të pas tranzicionit në vitin 2020. Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave, ky deficit ishte 110 miliardë lekë, ose 890 milionë euro.

Ky është niveli më i lartë i deficitit që nga viti 1995, kur Ministria e Financave raporton të dhënat. Më herët, rekordi ishte në vitin 2009, në rreth 81 miliardë lekë, që përkon me periudhën e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Rritja e deficitit në 2020-n erdhi si rrjedhojë e rënies së të ardhurave nga kriza e shkaktuar në ekonomi nga Covid-19 dhe nevojës për shpenzime të shtuara për paketat mbështetëse për bizneset dhe individët, si dhe fondet e rindërtimit për tërmetin.

Sipas statistikave fiskale paraprake të publikuara nga Ministria e Financave, totali i të ardhurave në buxhet për vitin 2020 ishte 425 miliardë lekë, me një tkurrje prej 7.5%, ose 34.7 miliardë lekë (280 milionë euro) më pak sesa vit ii kaluar. 

Në kahun tjetër, shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2020, arritën në rreth 536.3 miliardë LEK (92.5% të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr.34 datë 16.12.2020). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 ky zë ka rezultuar 9% më i lartë ose rreth 44.4 miliard LEK më shumë.’

Gjithsesi, deficit buxhetor është 21 miliardë lekë më pak sesa plani i rishikuar prej 132 miliardë lekësh. Mosrealizimi lidhet me arkëtimin e të ardhurave buxhetore, po me rreth 20 miliardë lekë më pak në krahasim me planin, duke detyruar financat të kursejnë po njësoj në kahun e shpenzimeve, për të ruajtur parametrat e planifikuara të deficitit.

Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), deficiti buxhetor ka arritur në rreth 7%, nga 1.9% vitin e mëparshëm, duke qenë shumë larg mbi kufirin e deficitit në vite normale, që nuk duhet të jetë më i lartë se 2% e PBB-së. Por, për shkak të pandemisë dhe nevojave për rindërtim, ky rregull fiskal pritet të mos zbatohet deri në vitin 2024, kur parashikohet kthimi i tij në nivele normale, sipas kuadrit makroekonomik e fiskal.

Shtimi i shpenzimeve në një kohë që të ardhurat janë në rënie ka rritur dhe borxhin publik, që arriti në 80% të PBB-së në fund të 2020-s, nga 66.3% vitin e mëparshëm. Ashtu si me deficitin buxhetor, edhe borxhi publik parashikohet të ulet gradualisht për të arritur në 73.8% të PBB-së në vitin 2024./monitor

Burimi: Ministria e Financave

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 September, 2025
Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

17 September, 2025
1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

17 September, 2025
I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result