“Shën Mëri Eleusa”, ikona e pikturuar nga Nikolla Onufri në vitin 1578

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ikona “Shën Mëri Eleusa” është një prej ikonave të ekspozuara në MKAM, të Nikolla Onufrit, në pavionin që mban emrin e babit të tij.

Muzeu i Artit Mesjetar thekson se ikona është pikturuar nga Nikolla Onufri për ikonostasin e kishës së Shën Mëri Vlahernës në Berat në vitin 1578.

Nikolla djalë dhe nxënës i Onufrit ka ndjekur gjurmët artistike të babait dhe mësuesit të tij, jo vetëm në stil por edhe në mënyrën e pikturimit. Në fund të ikonës mbi një sfond të kuq, piktori ka lënë të shkruar mbishkrimin “lutje e shërbëtorit të Zotit, konteshë dhe grua e priftit, Amin”.

Virgjëresha paraqitet me Krishtin fëmijë në dorë të majtë, dhe me dorën tjetër tregon fëmijën e saj. Krishti paraqitet i qetë duke mbajtur një pergamen të mbledhur në dorë të majtë dhe jep bekimin e tij me dorën e djathtë./ATSH/

Share This Article