Varianti i ri i koronavirusit, i njohur si Covid Amazon është shfaqur në Brazil. Al Jazeera shkruan se ky lloj mutacioni mund të jetë tre herë më ngjitës se sa mutacionet e tjera dhe ka regjistruar rastet e para në Brazil.
Por, sipas analizave të kryera deri tani vaksinat e prodhuara anti-Covid, janë efektive edhe kundër këtij varianti. Ministri i Shëndetësisë së Brazilit Eduardo Pazuello e konfirmoi këtë lajm në mbeldhjen e qeverisë braziliane. Ai tha se lajmi i mirë është efikasiteti i vaksinave kundër këtij mutacioni.
“Falë Zotit, ne patëm një lajm të qartë nga analiza se vaksinat ende kanë një efekt kundër këtij varianti. Por është më ngjitëse. Sipas analizës sonë, është tre herë më ngjitëse”, tha Pazuello.
Mutacionet e tjera të Covid-19 janë zbuluar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Deri tani janë zbuluar shumë raste mutacionesh ndërkohë që ndër më të rrezikshmit janë të Afrikës së Jugut dhe të Anglisë.