Connect with us

Kosova

Emigrantët kthehen për zgjedhjet në Kosovë, 10 fluturime më shumë se javën e kaluar në aeroportin e Prishtinës

Published

on

Rreth 16 mijë pako me fletëvotime kanë arritur të deponohen në Dhomën e Operacionit të votimit me postë, e shumë mërgimtarë të tjerë kanë vendosur të vijnë në Kosovë për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës kanë shtyrë shumë bashkatdhetarë që këtë fundjavë të vijnë në Kosovë.

Nga Zvicra, Gjermania, Austria dhe vendet skandinave janë fluturimet më të shpeshta, ndërkohë që nga java e kaluar ka dhjetë fluturime më shumë.

Zyrtari për Informim në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Bujar Gashi thotë për KosovaPress se ka fluturime më shumë të cilat po aterojnë në këtë aeroport.

Advertisement

“Nëse e krahasojmë me javën e kaluar, vikendin e kaluar me këtë të tashmin që po presim, kemi një rritje prej 10 fluturimeve. Shtetet nga të cilat kemi shumicën e fluturimeve janë Zvicra, Gjermania, pastaj vendet skandinave, Austria e kështu me radhë”, tregon ai.

Tutje, ai tregon se janë gjithsej 16 fluturime që do të realizohen gjatë ditës së sotme.

“Gjatë ditës së sotme priten të realizohen rreth 16 fluturime në ardhje, ndërsa ditën e nesërme pritet të realizohen rreth 35 fluturime”, shton ai.

Advertisement

Por, si duket shumica e atyre që kanë ateruar në këtë fundjavë në Kosovë, kanë ardhur për të marrë pjesë në votimet e së dielës. Nadir Zejnullahu nga Podujeva thotë se ka ardhur nga Berlini për të votuar, ani pse kishte mundësi që votën e tij ta dërgonte edhe përmes postës.

“Kemi mundur (të votojmë përmes postës) por nuk kemi dashur se këtu po na humbin, po hupin postat (zarfet). Kështu po vijmë, po e qesim në vend të vetin, jemi rehat. Kemi pas kohë, atje pandemia e ka bllokuar çdo gjë. Edhe e vizitojmë familjen edhe dashtë Zoti po fitojmë”, ka thënë ai.

Shefid Jakupi nga fshati Reçak thotë se kishte aplikuar për votim, por që nuk e kishte telefonuar askush. Për këtë, ai të premten ka vendosur të vijë në Kosovë.

Advertisement

“Kemi ardhur ekstra për votime, do ta bëjmë atë çka mundemi për popullin dhe atë çka është më e mira, do të votojmë në emër të Zotit. Prej këtyre zgjedhjeve presim shumë, presim mrekulli mos të them, po presim shumë. Fatkeqësisht jo, kam aplikuar (për votim me postë), por nuk më ka thirr askush. Kështu që e kam marrë vendim të vij vet (fizikisht)”, ka shtuar ai.

Për të ushtruar të drejtën e tij për votë ka ardhur sot në Kosovë nga Berlini edhe Arton Rekaliu.

“Për votime normal (kemi ardhur), ajo është gjithqysh. Prej këtyre zgjedhjeve presim sene të mira. Kosova është mirë në krahasim me vendet e tjera, nuk është qysh e bëjmë. Edhe me ardh ndonjë i ri nuk e bën një ndryshim qysh mendojnë njerëzit. Ata që kanë qenë, janë të mirë gjithë”, ka thënë ai.

Advertisement

Disa shtete të Evropës konsiderohen me rrezikshmëri të lartë, kështu qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Kosovë duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qëndrojnë 7 ditë në vetëizolim.

Continue Reading

Kosova

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.

Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Published

on

By

Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.

Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.

Advertisement

NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.

Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

Advertisement

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.

Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).

Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).

Advertisement
Continue Reading

Kosova

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e parë pas mbylljes së vendvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se tashmë veçse ka nisur numërimi i votave.

“Aktualisht në shumë prej vendvotimeve ka filluar numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike. Ky është një hap kyç në përmbylljen e ditës së zgjedhjeve dhe zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara me ligj dhe rregulloret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha Radoniqi.

Në mbledhje gjithashtu u bë e ditur se sonte do të publikohen rezultatet preleminare.

Advertisement

Radoniqi theksoi se ato do të dalin rreth orës 23:00.

“Rezultatet preleminare rreth orës 10:30 apo 23:00 kur do ta mbajmë konferencën për rezultatet preleminare”, tha Radoniqi.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Bota2 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

Kulture2 hours ago

Shuhet ikona Brigitte Bardot, biondja seksi që revolucionarizoi kinemanë në vitet ’50

Albania2 hours ago

Vit sfidues

Albania2 hours ago

Elozhi i kujtesës

Kosova8 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

UK8 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania9 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Bota9 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Albania9 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Kosova9 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania10 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania10 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, protestuesit shpërthejnë derën dhe futen në festën e Bashkisë

Kosova10 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova10 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Kosova11 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania9 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania9 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania10 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK8 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Bota9 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Kosova11 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova8 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Kosova9 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Kosova10 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Albania11 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Kosova10 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Kosova15 hours ago

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Albania15 hours ago

VIDEO/ Aferat e AKSHI-t, reagon Rama: Mirlinda Karçanaj gjendet në një masë sigurie me një akuzë të hatashme, të presim drejtësinë dhe jo tenxheret politike

Trending