SHBA-ja do të lejoj mijëra azilkërkues që po presin në Meksikë të kalojnë kufirin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka bërë të ditur se do të filloj të lejojë gradualisht të hyjnë në SHBA dhjetëra mijëra azil kërkues të cilët aktualisht janë duke pritur në Meksikë.

Administrata thotë se javën e ardhshme do të filloj këtë proces për rreth 25 mijë njerëz në pritje.

Azilkërkuesve së pari do tu kërkohet të regjistrohen dhe të kryejnë testin për COVID-19 para se të lejohen të kalojnë tre kufijtë me Meksikën, shkruan BBC.

Kjo lëvizje e Bidenit përmbys politikat shumë të kritikuara të ish-presidentit Donald Trump.

Programi i Protokolleve të Mbrojtjes së Migrantëve ishte miratuar në vitin 2019 duke penguar azilkërkuesit që të hynin në SHBA.

Me këtë program kërkohej që migrantët që hynin përmes kufirit jugor të prisnin në Meksikë derisa çështjet e tyre të shqyrtoheshin nga gjykatat e imigracionit në SHBA.

Mirëpo që në ditën e tij të parë në zyrë, presidenti aktual Biden e ka suspenduar këtë masë.

Share This Article