Italia zgjat ndalimin e udhëtimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria italiane vendosi të premten vonë zgjatjen me dhjetë ditë të ndalimit të udhëtimit midis rajoneve të vendit, që pritej të skadonte më 15 shkurt, në një përpjekje për të frenuar pandeminë që tashmë ka vrarë gati 93 000 persona.

Gjatë Këshillit të tij të fundit të Ministrave, kreu i qeverisë në largim, Giuseppe Conte, e zgjati këtë ndalim deri më 25 shkurt, vendim që u kërkua nga presidentët e të gjitha rajoneve italiane.

“Ne kemi nevojë për vendime të marra shpejt, sepse përparimi i virusit dhe varianteve të tij sigurisht nuk ngadalësohet nga kriza qeveritare”, bëri thirrje Fondacioni i Shkencës Shëndetësore Gimbe.

Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS), organi publik referues, paralajmëroi se përqindja e rasteve të variantit anglez të COVID-19 është afër 20%, paralajmëroi të Premten

Sipas raportit të tij, ekziston një qarkullim i fortë i këtij varianti, që ka të ngjarë të bëhet mbizotërues në muajt e ardhshëm.

Share This Article