Vrasje e shumëfishtë në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vrasje e shumëfishtë dyshohet se ka ndodhur dje në një shtëpi në Gjermanin perëndimore. Shërbimet e urgjencës gjetën pesë trupa pasi zjarri kishte kapluar shtëpinë.

Hetuesit besojnë se burri goditi për vdekje gruan e tij, vajzat e tij dhe vjehrrën, para se të vriste veten.

Zjarrfikësit gjetën trupat në shtëpinë në Radevormwald, afër qytetit të Wuppertal, të premten.

Burri ishte një 41 vjeçar, gruaja e tij 37 vjeçare, vajzat ishin të moshës 1 dhe 4 vjeç dhe vjehrra e tij 77 vjeçare, raporton Ap, transmeton Gazeta Express.

Policia dhe prokurorët thanë të shtunën se ata besojnë se burri vrau pjesën tjetër të familjes, vuri flakën në shtëpi dhe më pas goditi me thikë veten. Ata dyshojnë se motivi ishte dështimi i martesës së tij.

Share This Article