Nënkryetarit i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi sot se arma më e fortë që një qytetarë ka në demokraci, është vota.
Duke komentuar, bashkëbisedimin e Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me qytetarët e Tiranës, Vasili tha se “nuk është dhënë asnjë lekë për rimbursimin e medikamenteve të marra nga të sëmurët me COVID-19”.
“Shqiptarët janë të mbërthyer sot në darën e 2 problemeve tepër të mëdha: pandemisë, që është në pikun e saj kritik dhe të motit të keq me përmbytje, reshje bore e të tjera, të cilët sigurisht e kanë vënë Shqipërinë dhe shqiptarët para një prove shumë të fortë, pasi janë më të vetmuar se kurrë. Sot kur do të duhej të kishim në vijë të parë aktive, të pakursyer, me të gjithë forcat dhe mjetet, logjistikën, qeverinë dhe kryeministrin e tyre, ju patë që nga zyrat e ngrohta Kryeministri dhe i emëruari i tij në Bashkinë e Tiranës, u bënin logje me orë të tëra qytetarëve, ndërkohë që ata janë të bllokuar nëpër rrugët me borë nëpër Shqipëri, e të përmbytur, siç është situata në mënyrë të veçantë në qarkun e Shkodrës, e cila paraqitet kritike si kurrë ndonjëherë”,- deklaroi Vasili.
“Çfarë i dhuruan Tiranës? Këta i dhuruan kulla pafund, një mijë e ca kulla brenda një kohe të shkurtër. Këta që do t’i dhuronin lulishte, e helmuan dhe i futën dej e në dej betonin e shkatërrimin e qytetit të Tiranës. Dhjetëra mijëra qytetarë të Tiranës kanë kaluar edhe janë aktualisht me Covid, e bashkë me ta vuajnë edhe dhjetëra mijëra qytetarë të tjerë, të cilët nuk marrin asnjë lek ndihmë, nuk u rimbursohet asnjë lek barna, por nxjerrin qindra mijëra lekë nga xhepat e tyre për të përballuar Covidin. Sepse qeveri e kryeministër nuk ka. Nuk u gjendet”,- deklaroi Vasili.
“Sot Tirana dhe tërë Shqipëria kërkojnë përgjigje për rimbursimin e barnave për Covid. Janë qindra mijëra lekë. Solidariteti deri këtu mund të mbante i qytetarëve. Pra mijëra qytetarë, duhet ta dini që nuk po blejnë barnat dhe janë në mëshirën e sëmundjes që ajo mund të bëjë ç’të dojë. Se janë të pa ndihmuar. Nuk i kanë mundësinë kurrë t’i kenë ato para. Do donin por nuk i kanë. Dhe solidariteti i miqve e familjarëve kaq mbante. Kanë një vit që përleshen me pandeminë, pa asnjë ndihmë nga qeveria”,- akuzoi Vasili.