Basha: Rama e ka lënë Shqipërinë në baltë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PD-së Lulzim Basha reagoi pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me disa nga pikat e programit të PD-së.

Basha shprehet se “Rama po bëhet përditë e më karagjoz me sulmet ndaj qeverisjes së dikurshme të Partisë Demokratike. Mjafton të krahasoni rritjen prej 200% të pagave të mësuesve nën qeverisjen tonë me rritjen vetëm 15% të Rilindjes”.

Ai tha se Rama “e ka lënë Shqipërinë në baltë dhe ne do ta kthejmë në rrugën e zhvillimit”.

“Estrada e Ramës po ju kushton shqiptarëve shumë shtrenjtë. Në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij e të japë dorëheqjen. Është qesharake se si njeriu që e ka lënë Shqipërinë prej 8 vjetësh vend numëro e nuk ka bërë as edhe një hap para, i lejon vetes të merret me mua, në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij e të japë dorëheqjen”,- tha Basha.

“Unë nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj loje. Kjo është sjellja tipike e humbësit që akuzon këdo dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për vete. Shqiptarët janë ngopur me të dhe llojin e tij”, vijon Basha.

Share This Article