• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Financial Times: Shqipëria shpreson tek Reforma në Drejtësi për t’u pranuar në BE

Financial Times: Shqipëria shpreson tek Reforma në Drejtësi për t’u pranuar në BE

by albnews
16 June, 2019
in Albania
0
3
VIEWS

Financial Times i ka dedikuar një artikull çeljes ose jo të negociatave të Shqipërisë me BE-në, ku flitet për reformat e thella që vendi ka ndërmarrë për t’u anëtarësuar në BE dhe sfidat që po përballet.

Në shkrim thuhet se opozita ka dalë në rrugë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është thirrur në Prokurori, në cilësinë e të pandehurit për kontratat e lobimit në SHBA.

Kjo situatë nuk është aspak bindëse për disa vende të BE-së, për të dhënë dakordësinë për çeljen e negociatave.

Ndërkohë, vende mbështetëse të Shqipërisë, thonë se Shqipëria i është nënshtruar një reforme të thellë të sistemit gjyqësor dhe duhet të shpërblehet me këtë.

Pjesë nga shkrimi i Financial Times
Salla e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë është e mbushur me kuti kartoni dhe ora në mur është ndalur. “Kjo sallë gjyqi është kthyer në depo”, ankohet Ardian Dvorani, një nga gjyqtarët e kësaj Gjykate.

Puna e gjykatës është bllokuar për shkak se vetëm 2 prej 17 gjykatësve kanë ngelur në punë; z. Dvorani dhe një kolegu i tij. Të tjerët nuk kanë mundur dot që të kalojnë vettingun. Ky është një spastrim për të kënaqur një nga partnerët më të rëndësishëm, por ende të pakapshëm të Shqipërisë: BE.

“Asnjë vend tjetër në botë nuk ka bërë një reformë kaq të thellë drejtësie”, tha për Financial Times, Luigi Soreca, ambasadori i BE në Shqipëri.

Pavarësisht se nga ky proces janë bllokuar 30 mijë dosje në Gjykatën e Lartë, përfshi këto edhe bashkëpunime me forcën e sigurisë kufitare të BE-së, ka qenë e mjaftueshme që Shqipëria të marrë rekomandimin për çeljen e bisedimeve për anëtarësimin në BE.

Komisioni Europian, ekzekutivi i BE në Bruksel, rekomandoi që blloku të fillojnë negociatat këtë vit. Por shtetet anëtare, të cilat kanë fjalën e fundit, po lëkunden mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe këtë javë kanë një takim kyç mbi këtë çështje.

Veçanërisht pasi BE zhvilloi zgjerimin e saj më të madh në 2004, duke sjellë 10 anëtarë të rinj, duke përfshirë shumë vende nga ish-blloku sovjetik, anëtarësimi është parë si një mënyrë për të zgjeruar ndikimin dhe vlerat e BE-së, duke përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.

Por pakënaqësia me standardet e qeverisjes në shumë shtete të reja anëtare, ka çuar në lodhje për përfitimet e zgjerimit të BE. Tirana mund të mos jetë në gjendje të bindë shtete të tilla si Franca, Gjermania dhe Holanda për të nisur bisedimet deri në vjeshtë.

Përkrahësit e Shqipërisë thonë se vendi po bën reforma të dhimbshme dhe duhet të shpërblehet për këtë.
“Nëse ju shikoni Hungarinë, Rumaninë, Sllovakinë, Poloninë ose anëtarët e tjerë të BE-së, kanë probleme me gjyqësorin. Do të kishte qenë më mirë sikur këto vende përpara anëtarësimit, t’i ishin nënshtruar një procesi të ngjashëm “tha një zyrtar i lartë i komisionit në Bruksel për Financial Times.

Që nga dalja në një nga diktaturat më të egra komuniste të Evropës, Shqipëria ka luftuar për të ndërtuar institucione të pavarura.

Korrupsioni gjyqësor është i përhapur: një studim i UNDP-së i vitit 2017 zbuloi se më shumë se 70 përqind e shqiptarëve nuk besonin se sistemi i drejtësisë mbronte të drejtat e tyre.

“Shkuarja në Gjykatë në Shqipëri ishte sikur të shkosh në Sotheby (Agjensi ankandesh), ku vendimi do të shkojë te ofertuesi më i lartë”, tha Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës.

Nën presionin e ashpër nga Uashingtoni dhe Brukseli, Parlamenti shqiptar votoi njëzëri për të hetuar gjyqtarët dhe prokurorët e vendit për integritetin e tyre, lidhjet e mundshme me krimin e organizuar dhe rekordet profesionale. Nga 150 individë të vëzhguar, pothuajse 60 për qind janë pushuar nga puna ose kanë dhënë dorëheqjen.

Ka qindra ende të tjerë për t’u ekzaminuar.

“Pavarësisht disa mangësive të sistemit, kjo është gjëja më e mirë që të ndodhë në Shqipëri për 20 vjet; është një sinjal shprese “, tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit Shqiptar për Studime Politike, i cili monitoron procesin e verifikimit.

Z. Dvorani tha në mënyrë të paanshme se ai nuk ishte i befasuar nga numri i kolegëve të tij që kishin dhënë dorëheqje ose ishin larguar nga detyra. Shqipëria po bën lëshime të tjera për të bindur BE-në për të marrë ok për për çeljen e bisedimeve për integrimin e vendit në BE.

Pranë fshatit juglindor të Kapshticës, në kufirin me Greqinë, komisari i policisë Emiljano Resulaj po punon me 50 oficerë europianë nga forca kufitare Frontex e BE-së, në përpjekje për të përmirësuar shqetësimet rreth trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm.

Në autobusët në kufi, udhëtarëve iu kontrollohen dokumentet dhe bagazhet iu skanohen. “Policia shqiptare po punon kaq shumë; ne duam të hyjmë në BE dhe ne mund të provojmë se jemi në përputhje me standardet “, tha z. Resulaj. Në një raport të botuar në maj, Komisioni Europian vuri në dukje përparimin e rëndësishëm të Shqipërisë në luftimin e sasive të famshme të prodhimit të kanabisit dhe përpjekjeve të saj për të çmontuar organizatat kriminale.

Megjithatë, politika e brendshme paraqet një pamje jo tërheqëse për BE. Që nga shkurti, partitë e opozitës kanë bojkotuar Parlamentin dhe organizojnë protesta të dhunshme, duke pretenduar blerjen e votave dhe lidhjet me krimin e organizuar midis radhëve të Partisë Socialiste në pushtet.

Një ish-ministër i Brendshëm i qeverisë Rama së shpejti do të dalë në gjyq për akuzat lidhur me trafikimin e drogës. Lulzim Basha, kreu i partisë opozitare Demokratike, është ftuar të pyetet të hënën nga prokurorët për akuzat për pastrim parash, të cilin ai pretendoj se ato janë politike.

Javën e kaluar, presidenti Ilir Meta tha se do të shtyjë zgjedhjet lokale të parashikuara për këtë muaj. Z. Rama i ka bërë thirrje parlamentit që të shkarkojnë zotin Meta, por Gjykata Kushtetuese nuk ka kuorumin e nevojshëm për të konfirmuar shkarkimin.

“Kam frikë se përshkallëzimi i situatë në Shqipëri, është një tjetër gozhdë në arkivolin e vendit”, tha një diplomat me qendër në Bruksel, duke paralajmëruar se ngurrimi i shteteve me ndikim ka rrezikuar “minimin e kredibilitetit të politikës së zgjerimit të bazuar në merita”.

Disa anëtarë të BE-së që janë pro zgjerimit po përpiqen të mbajnë rastin e Shqipërisë të lidhur me atë të Maqedonisë së Veriut. Ata shpresojnë se Tirana do të përfitojë nga vullneti i mirë ndaj Shkupit, i cili ka përfunduar mosmarrëveshjet e vjetra me Greqinë – duke ndryshuar emrin e saj- në përpjekje për të marrë miratimin e BE-së.

Ndërkohë, një tjetër shqetësim është se nëse do t’u kërkohet të dy vendeve që të bëjnë reforma pa iu njohur progresi me një datë për çeljen e negociatave, mund të sjellë një reagim negativ.

“Shumë ndryshime që janë bërë janë të lidhura me faktin se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë e mbështet pranimin në BE”, tha Simonida Kacarska, drejtore e Institutit Europian të Politikave në Shkup. Nëse vendet nuk marrin dritën e gjelbër deri në vjeshtë, ajo tha, “do të jetë e vështirë të justifikohen” reformat për një publik kritik.

“Një mesazh negativ nga Brukseli mund të prishë reformat që po bëhen prej vitesh”, tha Krasniqi. “Ne duhet të kemi një perspektivë, të shohim se ka shpresë për ne. Ky nuk është vendim për anëtarësim, por për nisjen e negociatave “.

Top Channel

Previous Post

Haradinaj: Me Serbinë flasim veç për njohje

Next Post

Burgosja e dy kryetarëve të PD-së, Basha: Vendim burracak i Edi Ramës

albnews

albnews

Related Posts

Sherr mes vëzhguesve në qendrën e numërimit në Tiranë, shoqërohen në polici shtatë persona
Albania

Sherr mes vëzhguesve në qendrën e numërimit në Tiranë, shoqërohen në polici shtatë persona

13 May, 2025
PD fiton Kavajën, kandidati më i votuar i Primareve që u la jashtë listave nga Berisha: Ja si fitohet, jo me lojëra meskine…
Albania

PD fiton Kavajën, kandidati më i votuar i Primareve që u la jashtë listave nga Berisha: Ja si fitohet, jo me lojëra meskine…

13 May, 2025
Shqipëria shkëlqen në provat e Eurovizionit – Renditet e dyta në sondazhin e shtypit
Albania

Shqipëria shkëlqen në provat e Eurovizionit – Renditet e dyta në sondazhin e shtypit

13 May, 2025
Next Post
Basha: Zgjedhje nuk ka

Burgosja e dy kryetarëve të PD-së, Basha: Vendim burracak i Edi Ramës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

12 May, 2025
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4690 shares
    Share 1876 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2387 shares
    Share 955 Tweet 597
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM