Britanikët luftojnë pandeminë nëpërmjet notit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ditë e ftohtë shkurti në Britani, nuk është koha më e mirë për të shkuar në plazh. Por, për një grup notarësh, qëndrimi në det është i pëlqyeshëm, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Ata mendojnë se një zhytje në ujin e ftohtë të plazhit të Rotherslade, ndihmon në mirëqenien e tyre mendore.

Që prej aventurës së parë në det, janë krijuar mbi 80 grupime, të vendosura në gjithë qytetet e Britanisë.

Për shkak të pandemisë, të gjitha palestrat dhe pallatet e sportit, janë të mbyllura. Ndaj, hapësira për ajër të pastër, është më e madhe.

Grupimet e mëdha të notarëve, janë ndaluar për shkak të masave anti-covid. Kur masat të zbuten, parashikohet që më shumë njerëz t’i drejtohen detit.

Share This Article