Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme edhe në Qafë Thanë, ku dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar.
Shkak për bllokimin e trafikut është bërë rrëshkitja e një autobuzi dhe një kamioni.
Qytetarët janë në pritje prej orësh për normalizimin e situatës, ndërsa shprehen se askush nuk u ka shkuar në ndihmë, madje në vendngjarje nuk ka shkuar as borëpastruesja.
Gjatë orëve të fundit Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe mot i acartë, ndërkohë që pjesa më e madhe e akseve nacionale janë të kalueshëm vetëm me zinxhirë.