Connect with us

Albania

Raporti sekret për Ramiz Alinë

Published

on

Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të cilat i përkasin vitit 1973, ku bëhet fjalë mbi një raport-informacion të sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit, Mirditë, dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe personalisht Ramiz Alisë, (sekretarit që mbulonte propagandën, artin dhe kulturën), lidhur me mbledhjet e shumta të organizatave bazë të partisë dhe atyre të masave që ishin mbajtur në atë rreth në luftën kundër çfaqeve të huaja, “nën frymën e fjalimit të shokut Enver Hoxha mbajtur në Pleniumin e III-të të Komitetit Qëndror dhe aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, për problemet e kulturës, letërsisë  dhe arteve”.

Të gjitha kritikat dhe akuzat që janë bërë në mbledhjet e Mirditës, jo vetëm për problemet e atij rrethi, por edhe për Festivalin e 11 të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, revistat ‘Shqiptarja e Re’, dhe ‘Ylli’, si dhe gazetën ‘Zëri i Popullit’, e cila kishte publikuar një kryeartikull të gazetarit e poetit të njohur, Xhevahir Spahiu, që vetëm para pak kohësh ishte kritikuar nga ‘shoku Enver’!

Ai lloj liberalizmi që u shfaq, apo u tolerua po themi nga vetë regjimi komunist Tiranës në fundin e viteve ’60-të dhe fillimin e viteve ’70-të, gjë e cila preku pothuaj të gjithë jetën e vëndit dhe spikati më shumë në artin, kulturën dhe letërsinë, ndaloi si me komandë në janarin e vitit 1973, kur Enver Hoxha hodhi kritikat e para ndaj Festivalit të 11 Kombëtar të Këngës në Radio Televizion. Ky festival për të cilin mund të thuhet se ishte dhe “maja” e liberalizmit në jetën artistike e kulturore të vëndit dhe u prit mjaft mirë e me shpresa të mëdha, si nga rinia ashtu dhe nga ajo pjesë e inteligjencës shqiptare që ndiqte me vëmendje hapat dhe kursin politik që po ndërrmerte regjimi komunist i Tiranës, pas kritikave të para të “udhëheqësit kryesor”, befas u shëndrua në një “tabelë qitje” si nga udhëheqja e lartë, ashtu dhe nga e gjithë hierarkia partiake e sistemit deri në organizatat bazë dhe gjithashtu nga të gjitha organizatat e masave që ishin nën varësi dhe nën komandën e Partisë.

Kritikat apo më saktë pakënaqësia që shprehu Enver Hoxha që në ditët e para të janarit të vitit 1973 ndaj Festivalit të 11-të Kombëtar të Këngës, vazhduan më tej prej tij me fjalën e mbajtur më 15 mars të po atij viti në organizatën bazë të partisë së aparati të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor, për të vazhduar më pas në Pleniumin e III-të të Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku si temë kryesore ishte: “Lufta ndaj çfaqeve të huaja dhe liberale në art, kulturë dhe letërsi”. Ashtu siç do të shohim edhe në mjaft nga kapitujt pasardhës të këtij libri, fjala e Enver Hoxhës e 15 marsit dhe ajo në Pleniumin e III-të “pati një jehonë të madhe” në të gjithë jetën e vëndit dhe si rezultat, u mbajtën mbledhje të shumta jo vetëm nga institucionet kulturore dhe artistike të Tiranës dhe në mbarë vëndin, por edhe nga të gjitha komitetet e partisë në rrethe dhe dikastere e institucione të ndryshme, organizatat bazë, si dhe nga të gjitha organizatat e masave, si p.sh.: Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë, Bashkimet Profesionale, Organizata e Gruas, Organizata e Veteranëve, etj.

Në këtë kontekst të zhvillimit të ngjarjeve, asokohe u mbajt edhe mbledhja e Pleniumit të Komitetit të Partisë së Rrethit të Mirditës, e cila zhvillohej pas një sërë mbledhjesh që ishin bërë në atë rreth, si nga organizatat bazë, ashtu dhe ato të masave. Lidhur me këtë bën fjalë dokumenti arkivor që po publikojmë në këtë pjesë të librit, ku Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së Rrethit të Mirditës, Jovan Bardhi, informon Komitetin Qëndror të PPSH-së (këto raport-informacione i dërgoheshin personalisht Ramiz Alisë, sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, që mbulonte propagandën, artin dhe kulturën), lidhur me zhvillimin e atij Pleniumi dhe gjithë problematika që ka dalë në atë mbledhje.

Advertisement

Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë, ajo që vihet re aty, ndryshe nga shumë rrethe të tjera, ku nëpër mbledhjet që janë zhvilluar në atë kohë pikërisht për të njëjtën teme (“Lufta kundër shfaqjeve të huaja nën frymën e fjalimit të shokut Enver Hoxha në Pleniumin e III-të të Komitetit Qëndror të Partisë dhe Presidiumin e Kuvendit Popullor, për problemet e Kulturës, Letërsisë dhe Arteve”), nuk është diskutuar dhe janë ngritur probleme për çështje që preokuponin vetëm rrethin e Mirditës, si p.sh. ‘rastet e vjedhjes nga nxënësit në konviktet e shkollave të mesme të Rubikut e Rrëshenit’, ‘vjedhjes së lekëve të një mësuesi nga nxënësit e shkollë së Rubikut’, ‘vjedhjes së dyqanit të Repsit nga nxënësit e shkollës 8-vjeçare të atij fshati’, ‘moda e flokëve dhe favoriteve të gjata’, ‘mosrealizimet e planeve të ndërrmarjet dhe minierat e rrethit’, ‘kuadrot që kërkonin të largoheshin nga rrethi i Mirditës’, etj., etj., por edhe për probleme nga më të ndryshmet të artit e kulturës në shkallë vëndi.

Kështu, sipas raportit të Jovan Bardhit, nga komunistët dhe kolektivat punonjës të rrethit të Mirditës, janë ngritur probleme dhe është diskutuar gjatë edhe për revistat ‘Nëntori’, dhe ‘Shqiptarja e Re’, Radio-Televizionin Shqiptar, madje deri për gazetën ‘Zëri i Popullit’, e cila “nuk duhet ta kishte botuar kryeartikullin e Xhevahir Spahiut, pikërisht pas kritikës që iu bë atij nga shoku Enver”. Lidhur me këto dhe të tjera nga ato çka janë diskutuar në Pleniumin e Komitetit të Partisë së Mirditës, na njeh dokumenti në fjalë, i cili publikohet me disa shkurtime në këtë pjesë të librit.

Raport-informacioni i Sekretarit të Parë të Mirditës, Jovan Bardhi, për Komitetin Qëndror të PPSH-së

Advertisement

DISA PROBLEME QE DALIN NE RRETHIN E MIRDITES PER LUFTEN KUNDER ÇFAQJEVE TE HUAJA NE FRYMEN E FJALIMIT TE SHOKUT ENVER NE PLENIUMIN E 3-të TE K.Q. DHE NE PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR, PER PROBLEMET E KULTURES LETERSISE DHE ARTEVE

Fjalimi i shokut Enver Hoxha mbajtur në Pleniumin e III-të të Komitetit Qëndror të Partisë dhe Presidiumin e Kuvendit Popullor për problemet e Kulturës, Letërsisë dhe Arteve, u punuan dhe u zbërthyen nga shokët e Pleniumit, aparatit, të organizatave të masave, sekretarët e org. bazë të Partisë dhe me të deleguarit në shkallë rrethi. Në të njëjtën kohë u dhanë orientimet se si duhet të punoj për njohjen, zbërthimin dhe zbatimin e tyre dhe për organizimin e diskutimit të këtyre problemeve në organizatat bazë të Partisë dhe në masat.

Mbas studimit të hollësishëm të fjalimeve të shokut ENVER, Byroja e Komitetit të Partisë së Rrethit, në mbledhjen e saj të zgjeruar me pjesëmarjen e përgjegjësave të organizatave të masave dhe të sektorëve në aparatin e Komitetit të Partisë, u ndal në çfaqet e huaja, në shkaqet, në burimet, dhe në punën që duhet zhvilluar kundër tyre.

Advertisement

Raste vjedhjesh ka edhe nga nxënësit. Kështu thyhet dyqani i shitblerjes nga një grup nxënësish të shkollës 8-vjeçare Reps. Në Rubik ka pas raste kur nxënës të veçantë ose në grup, vjedhin. Një rast edhe lekët e mësuesit. Vjedhje nga nxënësit ka edhe tek njëri tjetri, si lekë, plaçka, sidomos në konviktin e shkollës së mesme, Rubik e Rrëshen. Tregohet kujdes i pakët për edukimin e fëmijëve nga ana e familjeve.

Ka mjaft fëmijë që në qytet sillen deri vonë në orët e natës dhe nuk kujdeset prindi për to. Disa fëmijë përdorin fjalë fyese, pinë duhan pa gjë të keq, në ndonjë rast në grupe të vegjëlish, shtrohen dhe pinë alkool. Prishin dritat në shkollë, thyejnë xhamat me llastiqe. Ka mungesë respekti për mësuesit dhe për më të rriturit. Kjo duket veçanërisht në shkollat e qytetit: Rrëshen, Rubik, Reps dhe Kurbnesh.

Në inteligjencën teknike, arsimore dhe të shëndetësisë si dhe ndër nxënës të shkollave, çfaqet duken edhe në paraqitjen e tyre. Ka nga ata me flokë të gjata dhe me favorite. Këta janë punonjës që kanë ardhur nga rrethe të tjera, ka edhe nga ata që janë të rrethit tonë, por që kanë mbaruar studimet në qytetet e mëdha, sidomos në Tiranë. Çfaqe të tilla, sidomos në vitin e fundit, janë vënë re edhe tek të rinjtë që janë punëtorë dhe kooperativistë. Disa prej tyre që mbajnë flokë të gjata e favorite, thonë vetë se e kuptojnë se nuk na pranon opinioni, por ç’tju bëjmë shokëve kur shkojmë në qytet, ata na thonë, je malok, ose sa shpejt u bërë fshatar.

Advertisement

Nga kuadrot e rretheve të tjera që punojnë në Mirditë, veçanërisht ato inxhiniero-teknik, të arsimit dhe të shëndetësisë, ka mbi 90 kërkesa për t’u larguar me pretekste të ndryshme se; kemi plotësuar “stazhin”, “mjaft kemi qëndruar në Mirditë”, e konsiderojnë veten provizorë, etj. Vetëm nga tre ndërrmarjet ekonomike, si Metalurgji e Gjeologji në Rubik, e minierë në Kurbnesh, janë 19 kuadro të lartë të cilët kanë kërkuar të largohen, gjë që në disa raste nuk ndikon për mirë në cilësinë e punës.

Sekretariati i Komitetit të Partisë së Rrethit është ndalur në këto çfaqe, janë zbërthyer ato për dëmin që sjellin dhe janë trajtuar në organizatat bazë të Partisë dhe ato të masave për kuptimin e tyre politik dhe ideologjik. Me gjithë efektin që po bën përsëri bëhen presione për t’u larguar. Në inteligjencën shfaqet dhe një fenomen tjetër, disa prej tyre nuk martohen. Kam mbi 100 raste të tilla që i kanë kaluar të 30 vjetët dhe disa nga ata që janë të rretheve të tjera, shpesh herë e justifikojnë që presin të transferohen, pastaj të fejohemi dhe të martohemi.

Në fushën e krijimtarisë muzikore nuk i kushtohet kujdes sa duhet muzikës popullore. Kjo gjë në disa raste nënvleftësohet, duke i dhënë prioritet muzikës së lehtë. Në ndonjë rast, ky i rrallë, gjatë shpjegimit në shkollë i jepet rëndësi letërsisë së huaj se sa letërsisë shqipe. Ka nga ata që jo vetëm ndëgjojnë emisionet e muzikës së huaj, por edhe shikojnë në televizion emisionet që jepen nga Italia dhe Jugosllavia dhe në mjaft raste bisedohet si për gjëra të zakonshme.

Advertisement

Kjo dhe shfaqje të tjera të huaja në kushtet konkrete të rrethit tonë, bazën dhe burimin e kanë në psikologjinë mikroborgjeze të pronës private që ka rrënjë të thella në ndërgjegjen e punonjësve, në rënien mbas interest personal, në punën e pa mjaftueshme që ka zhvilluar Komiteti i Partisë, organizatat bazë dhe ato të masave.

Theksin në punën tonë e kemi vënë më shumë në luftën kundër zakoneve prapanike, besimeve fetare, në luftën kundër bajraktarizmit e hakmarrjes. Nuk kemi luftuar gjithnjë me të njëjtën forcë, në të njëjtën kohë edhe kundër çfaqeve të huaja dhe të liberalizmit. Këto çfaqe i kemi shikuar e luftuar si fenomene të shkëputura në disa organizata bazë partie e ato të masave. Pa nxjerrë konkluzionet përgjithësuese në shkallë rrethi.

Për çfaqet e huaja tek ne ka ndikuar edhe presionet e ideologjisë së huaj e cila ka depërtuar nëpërmjet kanaleve të ndryshme, sidomos nëpërmjet radio-televizionit të huaj.

Advertisement

Nga diskutimet në Byronë e Komitetit të Partisë Rrethit doli se çfaqet e huaj, në disa raste janë përhapur nga edhe nga radio-televizioni ynë, nga organet e shtypit, të botimeve dhe nga puna e pakët e pamjaftueshme që bëhet në disa raste në institucionet e larta arsimore e kulturale, bën që disa të rinj dhe të reja, mbasi mbarojnë studimet, disa çfaqe të huaja i dërgojnë nëpër rrethet ku dërgohen me punëra. Disa nga vërejtjet më konkrete, ishin:

Në shtypin letrar siç është gazeta “Drita”, dhe revista “Nëntori”, nuk ka kritikë konkrete, por më shumë teorizojnë. Në kritikat ndaj shkrimeve nisen më shumë nga konsideratat për shkrimtarin, se sa për përmbajtjen e veprës që ai shkruan. Edhe organet e tjera të shtypit kanë të meta në drejtim të luftës kundër çfaqeve të huaja. Kështu në revistën “Shqiptarja e Re”, ndodh që të botohen edhe modele të modës së huaj në veshje, kurse revista “Ylli”, edhe në numrin e dytë të këtij viti, boton 10 fotografitë e futbollistëve të Europës me paraqitje të shëmtuar.

Në disa raste, sipas nesh, në redaksitë e gazetave ka çfaqe të familjaritetit, kjo duket edhe në mos zhvillimin sa duhet të kritikës, për problemet e letërsisë dhe artit. Në këtë kuadër edhe kryeartikulli i gazetës ‘Zëri i Popullit’, datë 18.II.1972, i Xhevahir Spahiut, “Fundi i vitit, fundi i hekurudhës”, u tha në Byro se jo vetëm nuk ishte për kryeartikull, se kishte dhe të meta, por nuk pati njeri tjetër të shkruante, vetëm Xhevahir Spahiu, fill mbas kritikës që i bëri shoku Enver autorit.

Advertisement

Pati kritika pse nuk u shikua më parë Festivali i 11 i Kangës që u dha në Radio-Televizion, kështu po ndodh edhe në raste të tjera. U tha se Komiteti i Partisë së Tiranës duhet të ushtrojë më shumë kontroll dhe ndihmë në organizatat bazë të institucioneve arsimore dhe kulturore, të redaksive të ndryshme.

Problemet për të cilat bëjnë fjalë në fjalimet e shokut ENVER, u trajtuan nga ne në forumet e organizatave të masave të rrethit. Diskutimi vazhdon në organizatat e Partisë dhe të masave. Në organizatat bazë të Partisë dhe të masave, ku problemet kanë qenë më të mprehta, janë dërguar shokë më të përgatitur, që njihnin gjëndjen, për të ndjekur më nga afër problemet që dalin gjatë diskutimit për të metat që vihen re.

Organizata e bashkimeve profesionale e Elektrolizës në Uzinën e Bakrit në Rubik, mbasi diskutoi çfaqet e huaja, mori iniciativën për të fituar titullin individ dhe kolektiv i dalluar në shoqëri dhe në familje, duke përcaktuar disa nga drejtimet kryesore për të fituar këtë titull. Shkolla e mesme në Rubik, e filloi diskutimin me ballafaqimin e 13 nxënësve të vitit të tretë të shkollës së mesme industriale, të cilët mashtronin familjet e tyre në ndryshimin e notave që u dërgohen prindërve në mbyllje të semestrit të parë.

Advertisement

Më parë u dhanë mendime nëpërmjet fletë-rrufeve, u bë ballafaqimi i 13 nxënësve dhe i prindërve të tyre me mësuesit. Pati mjaft debate. Ndonjë prind u shpreh se; ne ja kemi dorëzuar shkollës fëmijën, prandaj bëni ç’të doni ose merrni çdo masë për të. Diskutimi u thellua në organizatën e rinisë dhe në organizatën profesionale të shkollës nga shtrimi i problemit, doli familjariteti i sëmurë tek nxënësit dhe ndonjë mësues zhvillimin e kritikës dhe të autokritikës e indisiplinime të tjera.

Shkolla 8 vjeçare Rubik trajtoi disa tema me mësuesit për edukimin e fëmijëve, pastaj e punuan punëtorët dhe në organizatën e Frontit të lagjes, duke e lidhur me rastet konkrete të çfaqeve në Rubik. Në kooperativën bujqësore Blinisht, Byroja e organizatës së Partisë, në luftën kundër indiferentizmit në qëndrimin ndaj punës, përdorën fletë-rrufetë, ballafaqimet në brigadë dhe këto po japin efektet për daljen në punë dhe në shfrytëzimin e kohës së humbur. Ata kanë marrë iniciativën, asnjë mungesë të pa arsyeshme në punë dhe të plotësojmë normën çdo ditë e muaj.

Organizata bazë e Partisë e NSHN në minierën e Kulmes, gjatë diskutimit, duke kritikuar lëshimet, liberalizmin, rritën kërkesat ndaj vetvehtes, komunistët e punëtorët morën një iniciativë të shkurtonin 6 punëtorë në sektorët jo prodhues dhe kalimin e tyre në sektorë të tjerë prodhues. Gjatë diskutimit popullor po përpiqemi të luftojmë dhe të metat që vihen re si, gjatë zgjedhjeve nuk pati mundësi që në mbledhjet e organizatave bazë të bëhej analizë, çfaqeve të huaja, prandaj po i rikthehemi përsëri diskutimit.

Advertisement

Në këto diskutime në ndonjë rast janë munduar të ja u hedhin fajin të tjerëve, sidomos nga qëndra e institucionit të Tiranës. Këto janë dënuar, mbasi në fakt nuk largohemi nga përgjithësia. Ka pak iniciativë në luftën kundër shfaqjeve të huaja si për qëndrimin ndaj punës, pronës, në mësim e për probleme shoqërore, po i orientojmë që problemet jo vetëm të ngrihen e të kuptohen por edhe të korigjohen.

Organet e pushtetit dhe ato të ekonomisë më me vonesë u futën në këto problem. Këto ishin disa problemet që dolën jashtë këtij diskutimi në Byro dhe si fillim i punës në organizatat e Partisë dhe ato të masave. Problemi po ndiqet, ne do të informojmë herë pas here Byronë e Komitetit të Partisë së Rrethit, do të u rikthehemi për problemet në org. e Partisë dhe ato të masave dhe për çështjet që do të dalin do të informojmë herë pas here aparatin e Komitetit Qëndror të PPSH./Memorie.al

SEKRETARI I I-rë I KOMITETIT TË PARTISË SË RRETHIT

Advertisement

                               Jovan Bardhi

Continue Reading

Albania

Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton

Published

on

By

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve, një masë që hyn në fuqi si pjesë e paketës së Buxhetit 2026.

Vendimi synon të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përcaktuar shuma konkrete shtesë që variojnë nga 600 deri në 1,800 lekë në muaj.

Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, fondi total për këtë skemë kap vlerën e 9.8 miliardë lekëve.

Si ndahen kategoritë dhe sa është shtesa?

Advertisement

Qeveria ka ndarë përfituesit në 5 kategori kryesore, bazuar në nivelin e të ardhurave mujore që ata kanë pasur deri në datën 31.12.2025:

Shtesën maksimale prej 1,800 lekë/muaj e përfitojnë të gjithë pensionistët që kanë të ardhura mujore deri në 40,000 lekë.

Këtu përfshihen pensionet e pleqërisë të plota (urbane), minatorët, punonjësit e naftës, gazit dhe metalurgjisë.

Advertisement

Shtesën prej 1,000 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë.

Këtu përfshihen pensionet e ish-kooperativave bujqësore dhe pensionet rurale (të fshatit).

Shtesën 800 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 22,000 lekë.

Advertisement

Në këtë grup përfshihen pensionet e pjesshme (urbane), pensionet sociale dhe ata që nuk kanë plotësuar vitet e sigurimit.

Shtesën 700 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë, ku janë përfituesit e pensionit familjar, përfshirë familjet e pilotëve.

Ndërsa shtesën 600 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 30,000 lekë.

Advertisement

Këtu përfshihen të gjitha kategoritë e pensioneve të invaliditetit.

Kush përfiton tjetër?

Një pikë e rëndësishme e vendimit është se ky kompensim nuk prek vetëm pensionistët aktualë. Përfitojnë edhe personat që do të dalin në pension gjatë vitit 2026, me kusht që të ardhurat e tyre të mos kalojnë tavanet e përcaktuara më sipër. Megjithatë, ata që fitojnë të drejtën e pensionit pas datës 1 janar 2027, nuk do të jenë subjekt i këtij vendimi.

Advertisement

Vendimi saktëson gjithashtu se këto kompensime nuk do të preken (nuk do të ulen apo ndryshojnë) në rastet kur qeveria miraton indeksime të tjera të pensioneve në të ardhmen.

Zbatimi i këtij vendimi do të kryhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe pagesat do të shpërndahen përmes Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm

Published

on

By

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të vlerësuar financiarisht dhe moralisht disa nga emrat më të spikatur të jetës publike në Shqipëri, të cilët kanë lënë gjurmë ndër vite në fushat e artit, kulturës dhe sportit.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, 13 personalitete do të përfitojnë “shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”.

Masa e kësaj shtese është përcaktuar të jetë sa dhjetëfishi i pensionit social, një vlerësim maksimal që u bëhet këtyre figurave për kontributin e dhënë.

Në listën e miratuar spikasin emra të mëdhenj të humorit dhe teatrit si Agim Bajko dhe Aishe Stari, apo legjenda të futbollit shqiptar si Agustin Kola i Tiranës dhe Vasillaq Zëri i Flamurtarit.

Advertisement

Lista e plotë e përfituesve:

Agim Bajko – Aktor i njohur i humorit dhe satirës.

Agustin Kola – Ish-futbollist dhe trajner i shquar, ikonë e KF Tiranës.

Advertisement

Aishe Stari – Aktore e njohur, veçanërisht për kontributin në estradën e Durrësit.

Vasillaq Ruci – Legjenda e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar.

Nikolin Gurakuqi – Regjisor i njohur operistik.

Advertisement

Shegushe Bebeti – Regjisore dhe figurë e rëndësishme e teatrit të kukullave.

Edera Alibegaj – Ish-basketbolliste e shquar.

Virxhil Karaja – Figurë e njohur e sportit.

Advertisement

Kujtim Vorpsi – Mjeshtër i imazhit/kinematografisë.

Kostandin Shkurti

Kostandin Kamberi- Aktor i njohur i humorit në estradën e Tiranës

Advertisement

Leonard Toska- Peshëngritës

Rapo Tao- Figurë legjendare e futbollit vlonjat

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe është pjesë e përpjekjeve shtetërore për të garantuar një trajtim dinjitoz për ata që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në skena dhe stadiume.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Adriatik Lapaj: Vitin e Ri do e hamë në shesh te Kryeministria 

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, thotë se protesta e tij dhe mbështetësve të tij te Kryeministria, do të vazhdojë edhe në natën e ndërrimit të viteve.

“Krishtlindjet i hëngrëm këtu. Nesër Vitin e Ri, besoj, të jemi mirë me shëndet, do ta konsumojmë këtu dhe unë them që do jemi këtu gjatë dhe do rezistojmë për të dhënë një model proteste qëndrese”, tha Lapaj për A2 CNN.

Sipas tij, ky model do të bindë njerëzit të shtohen edhe më shumë në shesh, pas Vitit të Ri.

“Ata që thoshin “Ku janë numrat?”, ditën e shtunë besoj e morë një mesazh të qartë. Nuk ishin jashtëzakonisht shumë, po ishin shumë në raport me atë që nisi. Të mbledhësh sot 2000 qytetarë të lirë pa i detyruar, pa i marrë me kërcënim, pa i marrë me para, pa u ofruar vende pune dhe t’u ngjallësh shpresën, është një fillim i mirë dhe unë mendoj që ditën e diel do jemi shumë dhe mendoj që kjo që ka nisur do të përkthehet në një reagim të madh popullor në vazhdim përballë këtij regjimi hajdutësh me në krye Edi Ramën”,- është shprehur Lapaj.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

UK2 hours ago

58000 kilometra në këmbë nga Kili në Britani, historia e pazakontë e ish-ushtarit

Kosova2 hours ago

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

Show - Biz2 hours ago

Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri

Bota2 hours ago

Grabitje spektakolare në Gjermani, hajdutët vjedhin 30 milionë euro nga një bankë

Bota2 hours ago

George dhe Amal Clooney marrin shtetësinë franceze së bashku me fëmijët e tyre

UK4 hours ago

Faqet e para të gazetave në UK

UK4 hours ago

Vonesat e Eurostar hyjnë në ditën e dytë, pasi pasagjerët ngecën në bord gjatë natës.

Popular4 hours ago

Brenda “Strofkës së Ujkut “, udhëtim në bunkerin sekret ku Hitleri drejtoi luftën dhe i mbijetoi atentatit

Popular4 hours ago

Harta e ndërrimit të viteve, bota feston për 26 orë, nga Kiritimati në Samoa, ja kush hyn i pari në 2026

Sports4 hours ago

Miura nuk dorëzohet, në moshën 58 vjeçare gjen një klub të ri në Japoni

Sports4 hours ago

Broja jep asist, por Burnley mundet nga Newcastle

Albania4 hours ago

Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton

Albania4 hours ago

Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm

Show - Biz4 hours ago

Jennifer Lopez e lumtur dhe e lirë pas ndarjes nga Ben Affleck: Fokus tek puna dhe fëmijët

Show - Biz4 hours ago

Dasmë për 80-vjetorin! Këngëtarja “Cher” do kurorëzohet përsëri, partneri i saj 40 vite më i ri: S’më intereson mosha…

UK2 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania4 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK4 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports2 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Albania2 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania14 hours ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK14 hours ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

UK1 day ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Kosova2 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania1 day ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota2 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania3 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

rajoni1 day ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

UK3 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Trending