Organizata Botërore e Shëndetësisë dha sot miratimin urgjent për vaksinën antiCOVID të “AstraZeneca”, që i hap rrugën shpërndarjes së qindra miliona dozave në vendet e pafavorizuara deri më tani, njoftoi agjencia e Kombeve të Bashkuara në një njoftim për shtyp.
“Kjo procedurë ndihmon vendet, që nuk kanë mjete për të përcaktuar më vete efikasitetin dhe sigurinë e një ilaçi, të kenë një qasje më të shpejtë në terapi”, tha OBSH.
Gjithashtu, ky vendim lejon që mekanizmi COVAX, i krijuar për të siguruar qasje të barabartë në vaksinë, të fillojë shpërndarjen.
Miratimi ka të bëjë me dy variante, njëri i bërë në Indi, tjetri në Korenë e Jugut.