Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama si shkaktarin kryesor për dështimin e Shqipërisë.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, PD shprehet se përpjekjet për t’ja vendosur fajin të tjerëve për dështimin e tij nuk do ta ndihmojnë.
“Edi Rama është Kryeministër prej 8 vitesh dhe vetëm ai është përgjegjës për dështimin e Shqipërisë”, shkruan PD.
Reagimi i PD-së:
Edi Rama është Kryeministër prej 8 vitesh dhe vetëm ai është përgjegjës për dështimin e Shqipërisë. Përpjekjet e tij për t’ia hedhur fajin të tjerëve nuk do ta ndihmojnë atë. Dështimi i tij ka dalë në dritë dhe shqiptarët e dinë tashmë – Edi Rama është një dështim. Në 25 Prill Rama do të shkojë në shtëpi dhe ne, së bashku, do ta çojmë Shqipërinë në rrugën e duhur.