Sulm raketor në bazën ushtarake amerikane në Irak, një i vdekur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një bazë ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në pjesën veriore të Irakut është sulmuar me raketë. Një kontraktor civil mbeti i vdekur dhe pesë persona tjerë u plagosën, përfshirë një ushtar amerikan.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës që e goditi koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak në gati një vit, ku janë shtuar tensionet mes forcave amerikane e aleatëve të tyre irakianë e kurdë në njërën anë dhe grupeve militante të lidhura me Iranin në anën tjetër.

Një zëdhënës i koalicionit tha në rrjetet sociale se sulmi i goditi forcat në kryeqytetin rajonal kurd, Erbil, dhe se hollësi të tjera rreth këtij rasti do të publikohen më vonë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Burimet kurde të sigurisë thanë se së paku tri raketa kanë rënë afër Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit natën vonë. Reporterët e agjencisë Reuters dëgjuan disa shpërthime të forta dhe panë një zjarr afër aeroportit.

Një grup i quajtur Saraya Awliya al-Dam e mori përgjegjësinë për sulmin në bazën e udhëhequr nga forcat amerikane, duke thënë se cak e kishte “okupimin amerikan” në Irak. Sidoqoftë, grupi nuk dha dëshmi për pretendimin e tyre.

Në sulmin e fundit kundër këtij koalicioni, në mars të vitit të kaluar, mbetën të vrarë një britanik dhe dy amerikanë.

Share This Article