Londra dënon “cunamin” e lajmeve të rreme për vaksinat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike është e përkushtuar për të luftuar cunamin e dezinformimit, i nxitur në Britaninë e Madhe, si kudo në botë, kundër vaksinave antiCovid-19, deklaroi sot ministri Nadhim Zahawi, i emëruar nga kryeministri Boris Johnson për të koordinuar fushatën e vaksinimit në ishull.

Zahawi kujtoi se ekzekutivi ka ngritur një task force për kundërshtimin e lajmeve të rreme, dezinformimin dhe keqinformimin në internet, që kanë ndikim sidomos te pakicat etnike aziatike dhe afro-karaibiane.

Çështja e skepticizmit të vaksinave midis pakicave etnike u prek dje edhe gjatë konferencës së shtypit të kryeministrit, Boris Johnson.

Ai konfirmoi se do të angazhohej për të informuar si duhej pakicat etnike në vend lidhur me përparësitë e vaksinimit.

Share This Article