Liverpooli mposht Leipzigun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas tri humbjeve rresht, Liverpooli më në fund ka dhënë shenja se po kthehet në formën e duhur.

Gjiganti anglez të martën mbrëma në Budapest fitoi 2:0 ndaj RB Leipzigut vendas. Ndeshja u luajt në Hungari pasi shteti gjerman nuk lejoi hyrjen në territorin e tij të skuadrës së Liverpoolit, në kuadër të masave anti-Covid.

Mohamed Salah (53’) dhe Sadio Mane (58’) shënuan në pjesën e dytë për fitoren solide të Liverpoolit. Ndeshja e kthimit luhet më 10 mars në Anfield. Liverpooli ka bërë hap të rëndësishëm drejt kalimit në çerekfinale të Championsit.

Xherdan Shaqiri luajti prej minutës së 72-të te Liverpooli. E zëvendësoi Roberto Firminon.

Share This Article