Vjosa Osmani ndanë dy medalje presidenciale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, për nder të 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka ndarë sot dy medalje presidenciale.

Medalja Presidenciale Ushtarake është ndarë për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ky Njësit, për vite me radhë është shquar me punën e tij në misione të ndryshme të kërkim-shpëtimit, brenda dhe jashtë vendit. 

Kurse, regjisorja Blerta Basholli është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontribut në fushën e kulturës. Filmi ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli ka fituar tri çmimet kryesore të festivalit  të madh të filmit në SHBA, Sundance Film Festival.

Ceremonia e ndarjes së Medaljeve Presidenciale do të organizohet në ditët në vijim.

Share This Article