Stadiumi “Parc des Princes” është i ndërtuar në një pozicion shumë të favorshëm në kryeqytetin francez, Paris.
Rreth tij janë ndërtuar parqe të shumta me pemë dhe lule, por kapaciteti i këtij impianti është i vogël për një ndeshje kaq të madhe si PSG – Real Madrid. Vetëm 48 583 persona do të mund ta ndjekin këtë sfidë “titanësh” në këtë stadium, ndërsa çmimi i një bilete në tribunën VIP, brenda së cilës përfshihet edhe darka apo shërbime të tjera ka shkuar në 8 mijë euro.