Kryeministri italian, Mario Draghi mori votëbesimin e Senatit për një program për rimëkëmbjen e vendit, i goditur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike, duke premtuar se do ta luftojë pandeminë me të gjitha mjetet.
Draghi mori 262 vota pro, 40 kundër dhe dy abstenime duke konfirmuar kështu përmasën e shumicës së tij parlamentare.
Dhoma e Deputetëve do të votojë sot, etapa e fundit në dhënien e legjitimitetit të plotë për qeverinë e tij.
Duke prezantuar programin e tij Draghi bëri thirrje për “rimëkëmbjen” e vendit të goditur rëndë nga kriza shëndetësore dhe ekonomike, duke premtuar të luftojë pandeminë me çdo mënyrë.
“Ashtu si qeveritë e periudhës menjëherë pas luftës, ne kemi përgjegjësinë për të filluar një Rindërtim të Ri”, konfrimoi ai.
“Ky do të jetë misioni ynë si italianë, të lëmë një vend më të mirë dhe më të drejtë për fëmijët dhe nipërit tanë”, shtoi ai.
Mario Draghi, një 73-vjeçar shumë i përmbajtur, pasoi Giuseppe Conte, i detyruar të japë dorëheqjen pas prishjes së koalicionit të tij, ndërkohë që Italia po i afrohet pragut prej 100 000 të vdekur për shkak të COVID-19 dhe ka regjistruar në 2020 një prej rënieve më të mëdha të PBB të zonës euro (-8,9%).