Crystal Palace ka shokuar skuadrën Brighton & Hove Albion, duke e mposhtur falë një goli të realizuar në minutën e 95-të. Ndeshja e së hënës mbrëma ishte e fundit e xhiros së 25-të të Premier Leagues.
Ndeshja po shkonte drejt barazimit, para se Christian Benteke të shënonte pas asistimit të Andros Townsend për rezultatin 2:1, në minutën e pestë të kohës shtesë.
Palace kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 28-të përmes Jean-Philippe Mateta. Shifrat në 1:1 i barazoi Joel Veltman në minutën e 55-të. Te Brightoni në stol qëndroi Andi Zeqiri.
Crystal Palace mban vendin e 13-të me 32 pikë. Brightoni është i 16-ti me 26 pikë. Tashmë rrezikohet për rënie në zonën që dërgon në kategorinë e dytë.