Greqia ia ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të miratojë pasaportat anti- Covid-19. Sipas zyrtarëve grekë vetëm kështu bëhet e mundur kështu rihapja e turizmit. Në një intervistë me Financial Times, Ministri i Turizmit, Harry Theocharis, është shprehur se aplikimi i pasaportës së vaksinimit duhet të jetë çështja kryesore e Bashkimit Europian.
Theocharis tha se BE duhet të përshpejtojë vendimmarrjen mbi protokollet për lëvizjen e sigurt të qytetarëve europianë nga një vend në tjetrin.
“Bashkimi Europian duhet të miratojë pasaportëne vaksinimit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Theocharis.