Në 24 orët e fundit në Kosovë 13 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 725 raste të reja të infeksionit me koronavirusin e ri.
Rastet e reja pozitive janë regjistruar nga testimi i 3.432 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 215 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 100.632 me koronavirus, ndërsa prej tyre 3098 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 90.311, ndërsa janë 7223 raste aktive.