Studimi me 1.2 milion njerëz, vaksina e Pfizerit 94 për qind efektive

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas një studimi me 1.2 milion persona, vaksina e prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech është 94 për qind efektive kundër sëmundjes Covid-19.

Deri më tani, shumica e të dhënave për vaksinat kundër koronavirusit janë nxjerrë nga testimet klinike me kushte të kontrolluara, duke lënë pezull një element të paqartësisë për atë se si do të përktheheshin ato rezultate në botën e vërtetë.

Hulumtimi i kryer në Izrael, që ofron një burim të pasur të të dhënave, tregoi se dy doza të vaksinës së Pfizer-it i pakësojnë rastet me simptoma për 94 për qind për të gjitha grupmoshat, ndërsa rastet e sëmundjes së rëndë pothuajse me atë përqindje.

Sipas studimit me 1.2 milion njerëz, një dozë e vetme e vaksinës është 57 për qind efektive për të mbrojtur kundër rasteve simptomatike pas dy javësh. Hulumtimi u publikua në revistën “New England Journal of Medicine”, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Rezultatet e studimit të Institutit Kërkimor “Clalit” ishin të ngjashme me testimin në njerëz vitin e kaluar, sipas të cilit dy doza të vaksinës janë 95 për qind efektive.

Në bazë të këtij studimi, vaksina është efektive edhe kundër variantit të ri që u identifikua së pari në Britaninë e Madhe. Hulumtuesit thanë se nuk mund të ofrojnë përqindje të saktë të efikasitetit në këtë rast, por ky variant ka qenë mbizotërues në Izrael në kohën e studimit.

Share This Article