Faza e dytë e vaksinimit në Britani. Do ketë prioritet mosha dhe jo puna

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia dhe mësuesit nuk do të kapërcejnë radhën në fazën e dytë të vaksinimit ndaj Covid-19 në Britani dhe njerëzit do kenë prirotiet në varësi të moshës, sipas ekspertëve që thonë se kjo është mënyra më e mirë për të ruajtur ritmin e imunizimit.

Programi i vaksinës në Brtiani ka qenë një nga më të shpejtit në botë, duke arritur objektivin e qeverisë për të ofruar një dozë ndaj 15 milionë njerëzve me rrezik të lartë deri në mes të Shkurtit.  Sia punëtorë në linjën e parë të luftës me virusin, si policia dhe mësuesit, kanë bërë thirrje për prioritet në bazë të vendeve të punës, por Komisioni I Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunizimit (JCVI),  bëri të ditur se një qasje e tillë do komplikojë shpërndarjen e vaksinave. 

“Programi i bazuar tek mosha është më i thjeshtë  dhe thjeshtësia ka qenë një ndër faktorët e suksesit të programit aktual”- delaroi komisioni. Britania synon të përfundojë fazën e parë të vaksinimit në mes të muajit Prill. Ndërkohë që lista e prioritetit për këtë fazë është përcaktuar kryesisht nga mosha,  me të gjithë 50 –vjeçarë e sipër që i është ofruar një vaksinë,  punëtorët e shëndetësisë dhe njerëzit e cënuar kanë pasur gjitahshtu mbështetje.  

Duke lajmëruar listën e prioritetit për fazën 2, Komisioni theksoi se të gjithë në moshë 40-49 do të jenë në radhë për vaksinën, më pas ata në moshë 30-39, ndjekur nga 18-29 vjeçarët.  Sipas vlerësimeve, qasja e bazuar tek mosha është mënyra më efektive për reduktimin e vdekjeve dhe shtrimit në spitale.

Dhënia e injeksionve në bazë të vendeve të punës do jetë më komplekse nga ana logjistike dhe do vonojë imunizimin.

Klevis Llaha / SCAN

Share This Article