Fabiana Bytyqi ka shënuar fitoren e 17-të të saj në boksin profesionist. Boksierja shqiptare të shtunën në Usti nad Labem të Çekisë, triumfoi ndaj hungarezes Judit Hachbold me vendim unanim pas gjashtë raundeve.
Fabiana Bytyqi 25-vjeçare, e cila është lindur dhe e zhvillon karrierën në Çeki, në ringun profesionist ka 17 fitore (5 KO) e një barazim.
Ajo është kampione e botës në kategorinë atom, deri 46.2 kilogramë, nw versionin WBC.
Në të njëjtën ngjarje boksi në Çeki, Edmond Zefi fitoi me nokaut ndaj boshnjakut Jasmin Dananoviq. Zefi fitoi me ndërprerje në raund të dytë, duke e arritur fitoren e tetë nga po aq meçe në profesionizëm.