Në internet janë publikuar pamje të reja të bombardimit të bazës ushtarake amerikane nga raketat iraniane. Ky sulm ndodhi në janar të vitit të kaluar, pesë ditë pas vrasjes së komandantit iranian, Qassem Soleimani.
Gjenerali i marinës, Frank McKenzie, tha për televizionin CBS se ka ekzistuar një plan për hakmarrje, nëse ndonjë amerikan do të vritej atë natë dhe vlerësoi se mbi 100 ushtarë do të ishin vrarë, nëse nuk do të evakuoheshin.
Njëmbëdhjetë raketa, secila me koka 450-kilogramëshe, ranë në bazën ajrore “Al Asad”, ku ndodheshin 2.000 trupa amerikane më 8 janar, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Videon e sulmit me raketa mund ta shikoni në këtë LINK.

Njëqind ushtarë pësuan lëndime trunore traumatike. Shumë prej tyre ende kanë dhimbje koke edhe sot, pasi raketat iu kaluan mbi kokë dhe shkaktuan zjarr të madh në bazë.
Gjenerali McKenzie, komandant i forcave amerikane në Lindjen e Mesme, beson se nëse nuk do ta urdhëronte evakuimin e trupave, Shtetet e Bashkuara do të futeshin në luftë me Iranin.

“Mendoj se do të mund t’i humbnim 20 deri në 30 aeroplanë dhe 100 deri në 150 ushtarë amerikanë. Ne patëm plan hakmarrës, nëse amerikanët do të vdisnin”, tha ai.