Kastriot Berberi është shqiptari i vetëm që për dy herë më radhë është zgjedhur Këshilltar i Këshillit Bashkiak të Londrës. Z. Berberi është duke i përcjell me vemendje zhvillimet e fundit në Shqipëtri.
Socialisti, Kastriot Berberi kundërshton me forcë presionin psikologjik që i ushtrohet kryetarit të Partisë Demokratike dhe udhëheqësit të opozitës shqiptare, Lulzim Basha.
“Thirrja e tij në prokurori është
sulm mbi opozitën, sulm mbi demokracinë e dobët shqiptare, sulm mbi liritë dhe
të drejtat themelore të njeriut. Hetimet mbi kryetarin e opozitës të kryhen në
kohën dhe në menyrën e duhur ligjore, por kurrë në ketë krize social-politike
shqiptare sepse krijohet përceptimi publik që prokuroria ështëe politizuar.
Socialistët e ndershëm duhet të protestojnë dhe të mbrojnë lirinë e opozitës
dhe udhëheqësit të saj, z. Basha sepse duke e bërë këtë gjest mbrojnë liritë
dhe vlerat më të larta të një shoqërie demokratike dhe të ardhmen e femijëve të
tyre|, ka shkruar në rrjetet sociale Berberi.
Ndryshe, Berberi ia ka dalë mbanë që në zgjedhjet lokale të zhvilluara në Britaninë e Madhe një vit më parë të rizgjidhet për të dytën herë rresht si Këshilltar në Bashkinë e Waltham Forrest, Londër.
Berberi është një laburist britanik dhe zgjedhja e tij për të dytën herë më radhe, kishte tërhequr vëmendjen e opinionit dhe mediave britanike.
Zgjedhja e Berberit në këtë post, është një motivim për mërgatën shqiptare në Britani, se me punë, përkushtim e ndershmëri, mund të arrin funksione të rëndësishme shtetërore, përfshi edhe ato politike.
Qytetarët britanikë të distriktit të tij ia njohin këto aftësi e vlera, andaj edhe kanë votuar për të.