Albin Tahiri fiton normën olimpike Pekin 2022

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Albin Tahiri ka kompletuar rezultatet e nevojshme për normën olimpike për lojërat olimpike dimërore “Pekini 2022”, disiplina e sllallomit të madh në skijimin alpin.

Skitari ynë doli i 23-i në garën e sotme të mbajtur në Maribor të Sllovenisë.  Tahiri përfundoi të dyja lëshimet me kohë 2:16.76 minuta, për të fituar 82.24 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS). Në garë morën pjesë 50 garues, ku 10 prej tyre nuk përfunduan njërin nga dy lëshimet.

“Jam shumë i lumtur me garën e sotme. Kam përmirësuar rezultatin e sotëm për dallim nga dje (i 29-ti) dhe kam marrë 82.24 pikë të FIS-it, që është rezultati dukshëm më i mirë për Kosovën në dy sezonet e fundit në ndonjë disiplinë”, thotë Tahiri për Komitetin Olimpik të Kosovës.

“Tani e kam çuar në pesë numrin e rezultateve të nevojshme për normën olimpike, të cilën tani e kam të arritur në sllallom të madh, për çka jam shumë i lumtur”, shtoi 32-vjeçari.

Albini do ta kërkojë normën olimpike edhe në sllallom dge disiplinat e shpejta si: Supersllallom të madh, kombinim alpin dhe lëshim.

Më herët, normën olimpike, por në disiplinën e sllallomit e ka arritur Arbi Pupovci.

Lojërat Olimpike Dimërore mbahen në Pekin të Kinës prej 4 -20 shkurt të vitit të ardhshëm.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbin.tahiri.79%2Fposts%2F10157803349821722&width=500&show_text=true&height=707&appId
Share This Article